Arroganca e kryeministrit me Senatorin Fox, sot shfaqje publike në teatrin “Petro Marko”

Premte, 11 May 2018 17:35

Nuk qenka e thënë që publiku artëdashës i Vlorës ta ndjekë shfaqjen “Senatori Fox”, edhe pse biletat i ka prerë që të të shtunën e kaluar. Pas anullmit të shfaqjes së parë, kur drejtori Furxhiu, kunati i ministers Kumbaro, anulloi shfaqjen e teatrit për koncertin e një grupi të rinjsh amatorë, kësaj here regjisori Minga lajmëron se shfaqa do të anullohet për një arsye “madhore”, se Edi Rama ka dëgjesa publike me banorët e Vlorës, ata që e votuan e i besuan timonin…

Ramës nuk i plas shumë se ka apo nuk ka shfaqje teatri, ka apo jo calendar artistik,  para shfaqjes së tij, nuk ve askënd. Teatri që ka pritur e përcjellë mjeshtra të skenës dhe ekranit do të presë sonte komedianin Edi Rama, që me batutat dhe fjalët e tij, do të argëtojë jo vetëm Vlorën, por mbarë Shqipërinë, nëpërmjet valëve të televizonit të tij, ERTV.

Rama nuk do t’ia dijë as për Senatorin Fox, as për regjisorët e as drejtorin. Publiku ka rast të shikojë një shfaqje pa lek, pa bileta, do “dëgjesa” e tij publike do të jetë e një niveli të lartë.

Vërtetohet ajo që thamë dje se Ramës nuk i plas shumë për artin e kulturën, për teatrin, as atë Kombëtar e as atë të Vlorës.  Kjo që ndodh në Shqipëri, me këtë kryeministër, nuk ndodh në asnjë vend të botës së qytetëruar, as asaj që aspiron për të qenë pjesë e BE-së. Është pikërisht kjo qeveri, ky kryeministër që sillet me artin në mënyrën më antiart, me arrogancë e mospërfillje, duke filluar që nga sjellja me Teatrin Kombëtar e deri me Teatrin e Vlorës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...