Nudoja që vlen 150 milionë dollarë

Premte, 11 May 2018 19:33

Kur u ekspozua për të parën herë në Paris në 1917, femra nudo e Amedeo Modiglianit, Nu Couche, shkaktoi trazira të tilla saqë policia u thirr të ndërhynte dhe pronari i galerisë u akuzua për fyerje të publikut.

 Ndërsa të hënën, ajo pritet të shitet për më shumë se 150 milionë dollarë duke u bërë një nga pikturat më të shtrenjta në histori dhe mund ta çojë shumën përfundimtare në ankand në më shumë se 2 miliardë dollarë, në një kohë kur të pasurit e botës nxitojnë të fusin kryevepra botërore në muzeumet e tyre private.

Shitja e veprës së Modiglianit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork, do të sjellë një fitim të jashtëzakonshëm për pronarin irlandez që e kish blerë atë nga manjati i kazinove në Las Vegas, Steve Wyn për 26.9 milionë dollarë në 2003.

Sipas ekspertëve, rritja e vlerës së pikturës reflekton dashurinë në rritje për punën e Modiglianit. Me një gjerësi prej 147 cm ajo është piktura më e madhe që Modigliani ka realizuar. Pjesa më e madhe e nudove të tij gjenden nëpër muze, kryesisht në SHBA. Në Nju Jork, muzeu i artit modern Guggenheim dhe ai vet, zotërojnë secili nga një vepër të tij.

Po ashtu një tjetër vepër e Modiglianit ndodhet edhe në galerinë Courtauld në Londër. Sidoqoftë, për momentin, asnjë shumë e regjistruar për kryevepra botërore në ankande, nuk i afrohet rekordit prej 450 milionë dollarësh të paguar për Salvador Mundin e Da Vincit, nga princi saudit Badr bin Abdullah bin Mohammed al Farhan. Salvador mundi, pritet të ekspozohet së shpejti në muzeun e Luvrit në Abu Dhabi. /tpz/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...