×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

91-vjetori i Koço Qendros, enciklopedia e gjallë e kulturës korçare

Tuesday, 15 May 2018 17:57
0

Sot është 91 vjetori i lindjes së aktorit të mirënjohur korçar, Koço Qendro (1927). Edhe pse ka lindur në Delvinë, koço është “korçar” I kulluar, me një kontribut të madh në teatrin dhe kulturën e këtij qyteti. U lind në 15 maj në fshatin Senice te Delvines. Arsimin 7-vjecar e kreu ne qytetin e Delvines, ndersa arsimin e mesem ne qytetin e Elbasanit. Qysh ne bankat e shkolles simpatizoi Luften Nacionalclirimtare dhe me moshen 15-vjecare doli partizan per clirimin e vendit. Mori graden e oficerit dhe per 11 vjet resht kreu ne ushtri detyra politike, me rinine dhe kulturen.

Ne vitin 1956 ngarkohet me detyra ne sektorin e kultures ne Korce. Ne fillim te viteve 1960 zgjidhet si nje nder aktoret themelues qe krijuan trupen e Estrades Profesioniste te Korces*. Qe nga krijimi i saj e derisa doli ne pension, ne mbi 120 premiera realizoi nje mori figurash me nivel te larte artistik, duke luajtur ne llojet e shkurtra te teatrit te varietese, si: skece, pantomime, dialoge, monologe, parodi e kuplete etj. Ne dy festivale te estradave profesioniste eshte laureuar me cmim te pare. Ka dhene ndihmesen e tij edhe si shkrimtar humorist, duke shkruar skece e pjese per femije, qe kane merituar cmime e vleresime.

Figura te realizuara te K. Qendros, pervec estrades, te vleresuara edhe nga kritika, jane ato ne teatrin “A.Z. Cajupi” te Korces, sikunder ishin ser Enry Eugici te Nata e dymbedhjete e Shekspirit, regjisor Pirro Mani*, me te cilin pershfaqi natyren burleske, deri ne nje bufonade pa te keq, te kaloresit kinse guximtar por frikacak, dashnor fatkeq e pretendues i Olivies; Harpagoni te komedia Koprraci e Molierit, regjisor Dhimiter Orgocka*, qe luajti dy here, me 1976 dhe 30 vjet me vone, me 2005, kur edhe fitoi cmimin si “Aktori me i mire” ne festivalin “Apollon” te Fierit.

Fale fuqise se tij aktoriale, energjise se brendshme, te dhenave komike te bollshme, te shprehura keto edhe ne trupin e holle e te shkurter, ne mimiken ekspresive, ne ojnat e perpunuara,ne masken e fytyres a zerin e holluar; fale plastikes se gjetur prej gungaci, posacerisht te sjellures se tij komike e plot hir qe ishte transfiguruar ne veprim organik te vete personazhit – K. Qendro solli nje nga shembelltyrat me te suksesshme te Harpagonit ne Shqiperi , krahas asaj te Zef Jubanit* edhe Robert Ndrenikes*.

Ne disa filma krijimet e tij, ndonese figura episodike, kane qene interesante si: Sefedini te Perballimi, Aleks Xixa te Vendimi, Ballisti tek i teti ne bronz dhe Leksi tek Agimet e stines se madhe, Kryeplaku i fshatit te Tre dite nga nje jete. Ka punuar me perkushtim per ngritjen e kartotekes, dhomes muze dhe historikut te teatrit dhe tere levizjes artistike ne qarkun e Korces. Per merita ne lufte dhe ne skene eshte nderuar me 6 Medalje, si dhe 3 Urdhra: “Ylli i kuq” dhe “Naim Frasheri”, Klasi II dhe Klasi III. I rëndësishëm mbetet edhe historiku i shkruar nga Koço për teatrin e qytetit të Korçës.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...