Teatri “Teuta” prezantoi dramën “Nana” në skenën e famshme të “Symphony Space” në  New York

E mërkurë, 16 May 2018 08:32

Së bashku me koncertin muzikës klasike “Belcanto Dolcino” një natë e mrekullueshme me Artistët të mrekullueshëm : Faleminderit New York - Faleminderit bashkatdhetarëve për emocionet!

Nga Beqir Sina

MANHATTAN NYC : Ka qenë teatri "Teuta" nga Ulqini, i cili  do të shfaqi dramën "Nana" në teatrin e famshëm “Symphony Space” në New York te Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me koncertin e muzikës klasike “Belcanto Dolcino” .
Kjo natë e paharrueshme artistike , u realizua me ftesë të Fondacionit kulturorë shqiptaro amerikan, me shfaqjen e parë të këtij lloji duke bashkuar dy zhanrre të ndryshme të  cilat kanë ngjallur interesim të madh edhe tek shqiptarët e diasporës
Kështu, që për herë të parë në Amerikë, në saj të Fondacionit Kulturor Shqiptar Amerikan - me President Mr Cafo Boga, u bë e mundur një shfaqje e këtillë, koncert me muzikë klasike nga yjet të komunitetit të artistve shqiptar, në Nju Jork, dhe shfaqjen teatrale “Nëna” nga trupa tetrale Teuta nga Ulqini në teatrin “Symphony Space” në New York në, i cili është dhe një ndër teatrot më të mëdhenj botëror
.Simbas atyre që e ndoqën nga llozhat e tetarit “Symphony Space” , shfaqja tetarlae u përshkrua mes lotëve dhe duartrokitjeve të mërgimtarëve që mbështetën shfaqjen e cila në fokus kishte figurën e njërës prej njerëzve më të dashur në botë Nënës.
Në prani të një numri të konsiderueshëm spektatorësh, aktorët në fjalë kanë paraqitur një tematikë mjaft interesante dhe të domosdoshme për të hequr vëmendjen në veçanti ndaj të rinjve, që ata ta duan dhe ta respektojnë nënën ashtu sikurse ajo e meriton.
Kjo shfaqje e cila është dhe shfaqja e parë me të cilën ka startuar veprimtarinë e vet kulturore teatri “Teuta” i themeluar vetëm para një viti e gjysmë,  është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, ndërsa duhet pranuar se shfaqje të tilla mungojnë në komunitetin tonë, andaj janë kurdoherë të mirëseardhura edhe për trupat e tjera teatrale nga vendlindja në skenat e mëdhaja të Nju Jorkut, kryeqendra e artit botëror.
Regjisori Munib Abazi, është shprehur për shtypin ulqinak, televizionin e këtij qyteti me të njëjtin emër Tv Teuta, se :”Isha  i lumtur që salla e teatrit ishte plot dhe që me ndihmën e Fondacionit shqiptaro amerikan u bë e mundur plotësimi i ëndërres që kjo dramë të prezantohet për bashkatdhetarët në Amerikë".
Po ashtu për të njëjtin televizion aktorët Blerta Kurti, Muho Uruçi,Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq, Bashkim Alaj, Benjamin Abazi, si dhe interpretueset e poezisë Jetlira Hoxha, Mahmudije Nimanbegu, Aurora Kurti, u  shprehen të kënaqura që patën mundësi të ndajnë skenën me emra të njohur nga e gjithë bota. Një natë e magjishme artistke ishte dhe koncertit i muzikës klasike “Belcanto Dolcino”.
Sipas televizionit Teuta, Belcanto Dolcino mori pjesë në këtë spektakël të muzikës klasike organizuar nga Fondacioni kulturor shqiptaro amerikan në bashkëpunim me Bashkinë e Ulqinit, ku ata promovuan talentet e qytetit dhe njëkohësisht punojnë të krijon lidhje ndërkombëtare me artistët dhe muzikën botërore, nga Neë Yorku.

Koncerti i muzikës klasike “Belcanto Dolcino” ishte një koncert i pasur që u realizua nga artistë profesional që kan interpretuar në skenat e Neë Yorkut. Mezzosoprano si Sanije Matoshi, nën shoqërimin e pianistes Natasa Mitrovic këndoi katër pjesë “Lule Bore”, “Dashnor t’u bana”, “Unë ty moj të kam dasht”, “Margjello”.
Eleanor Valkenburg, soprano nën shoqërimin e pianistes Natasha Mitroviç interpretoi tri pjesë “Long time ago”, “Little Horses”, “I bought me a cat”
Iliriana Gjoni një pianiste e talentuar interpretoi “Folk songs” bazuar në motive shqiptare.
Baritoni Ergin Oda nën shoqërimin e pianistit të talentuar Leke Salihu interpretoi “Por Una Cabeza” dhe “Muzik of the Night”. Kurse, Natasha Mitroviç, luajti në piano “Gavotte et six doubles” dhe “Preludi Giocosi”, dhe Gjylie Pelingu, soprano këndoi “Vajta kalova”, “Dicitencello vuie” dhe “Agimet Shqiptare” nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku.
Ulqinikja e Amerikës, bukuroshja Etrita Ibroci, e cila moderojë këtë mbrëmje të bukur artistike në  teatrin “Symphony Space” në Neë York, i cili është dhe një ndër teatrot më të mëdhenj botëror, tha se ishte nder i madhë të isha në mesin e këtyre artistëve dhe këtij publiku fantastik, duke festuar artin, traditat, muzikën dhe kulturën e qytetit më të dashur Ulqinit.
Gjithashtu, Etrita, ka dalë në këtë skenë e veshur me Kostumin e ulqinit të qepur nga duart e një artiste të Ulqinit, duke recituar edhe ajo një poezi nga Hajredin Kovaçi.
Ajo tha se :”Ne jemi këtu për të festuar artin, muzikën, kulturën tonë të bukur dhe artistët e saj. Ne jemi këtu për të festuar të qenët shqiptarë, pa marrë parasysh se nga rajoni i atdheut që ne kemi ardhur. Dhe ne jemi këtu për të festuar Ulqinin duke mbështetur frymën dhe kulturën artistike të këtij qyteti të dashur.”

Më tej Ibroci u tha të pranishmeve se Ulqini ishte një vend i pushtuar nga shumë kultura, secila prej të cilëve la shenjën e saj. Sot është një vend që ndjek 100 vjet tradita gërshetimi! Dhe për shumë prej nesh - është një vend me kujtime të mrekullueshme të fëmijërisë, duke na dhuruar verë të këndshme dhe ku zemrat dhe shpirtrat tanë gjithmonë duan të shijojjnë.
“Është me të vërtet entuziazëm që mund të vazhdoj të them se gjatë dhjetë viteve të fundit ne - shqiptarët - kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi pjesë e një epoke të iluminizmit. Kjo kohë emocionuese vazhdon të paraqesë shqiptarët kudo me një mundësi unike për të luajtur një rol katalizues në ristrukturimin e paradigmës sociale nëpërmjet edukimit, fuqisë së mendimit, nismave emocionuese dhe përpjekjeve artistike si kjo sonte. Andaj, le të vazhdojmë të mbështesim nismat si kjo sonte; le të vazhdojmë të jemi aktivë përmes përfshirjes sonë në aktivitete ose projekte të ndryshme në fondacionin kulturor shqiptar, organizatën Ana s Malit, APEN (që unë jam me krenari një nga themeluesit e bashkëpunimit) e tjer” tha zonjusha Etri Ibroci. (Photo credite Kreshnik Buçpapaj)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...