“Ekrani i Artit”, filmi ndërkombëtar dy ditë shfaqje në Shkodër

E Enjte, 17 May 2018 17:08

Nga data 25.05-27.05.2018 në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet edicioni i dytë i “Ekrani i Artit”, i cili vjen si një bashkëpunim i Art House me festivalin ndërkombëtar të filmit “Lo schermo dell’arte” në Firenze.

Lo schermo dell`arte është një festival ndërkombëtar i filmit i cili organizohet që nga 2007 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi e universitete italiane e ndërkombëtare.

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtare, produksione dhe shpërndarje të filmave.

Këtë vit, programi i përzgjedhur sjell filma, dokumentarë e video që janë shfaqur vitin e fundit në festivalin e filmit, i cili shënoi edhe dhjetë vjetorin e themelit të tij.

Të ftuar të veçantë të Ekrani i Artit do të jenë Silvia Lucchesi, drejtoreshë e Lo schermo dell’arte dhe Leonardo Bigazzi, kurator i VISIO European Programme on Artists’ Moving Images, Ra di Martino, regjizore e “Controfigura”, njërit prej filmave që do shfaqen, Driant Zeneli, artist pjesëmarrës në programin VISIO 2017 me videon “It would not be possible to leave planet Earth unless it existed”, muzikantët Admir Shkurtaj e Giorgio Distante.

Ditët e Ekranit të Artit, krahas projeksioneve, do të shoqërohen edhe nga momente muzikore, biseda e prezantim libri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...