Artistët prezantojnë projektin e tyre për Teatrin Kombëtar, Lami: Qendresë ndaj arrogancës poshtëruese të Kryeministrit

Saturday, 07 Prill 2018 09:39

Aktori Vasjan Lami ka qenë i përfshirë në çështjen e Teatrit Kombëtar, që në fillimet e saj. Sot, Lami thotë se artistët kanë gati një plan të ri, një projekt i ri që prezantohet të hënën dhe në thelb ka rikonstruksionin, jo shembjen e teatrit. Artistët thonë se do bejnë rezistence ndaj arrogancës së Kryeministrit. 

 

Nga VASJAN LAMI

Çështja “Teatri Kombëtar”, përditë e më shumë merr përmasat që meriton. Ai tashmë i ka kaluar muret dhe oborrin e TK-së. Të hënën e fundit, pjesëmarrja e mbështetësve të Lëvizjes në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ishte më e madhe se ditët e tjera. Folën edhe shumë pjesëmarrës veç artistëve; pedagogë, nga shoqëria civile, arkitektë, etj.

Të gjithë ishin me idenë e ruajtjes së godinës ekzistuese të TK-se dhe rikonstruksionit të saj, si një vepër më vlera historike kulturore, si një monument i vërtetë kulture, tregues i vlerave dhe traditës sonë të pakët në këtë fushë.
Arkitekti Aliaj foli edhe për vlerat autentike arkitektonike të teatrit dhe insistoi për luftën në mbrojtje të krijimtarisë dhe fizionomisë së qytetit tonë. Një tjetër bëri thirrje të mbrojmë fort teatrin, që të mundemi kështu t’i ndjekim tragjeditë në skenën e teatrit dhe jo në jetën tonë të përditshme.

U kërkua me forcë që të shtohej qëndresa dhe lufta kundër politikës diskriminuese qeveritare dhe arrogancës poshtëruese të Kryeministrit.

Zoti Ndrenika e mbylli fjalën e tij, duke iu drejtuar Kryeministrit: “Pas një apo dy vjetësh do të ikësh edhe ti me ato PPP-të e tua, por deri atëherë nuk duam gjë tjetër, veç të na lesh të qetë. Nëse unë në fjalën time, hodha idenë e zgjidhjes së problemit nëpërmjet një referendumi popullor, pasi çështja e Teatrit Kombëtar, nuk është vetëm e jona, aktorëve, por e mbarë kombit, u tha që; meqenëse referendumi mund të manipulohej, ndoshta një peticion mbarëkombëtar mund të ishte më konkret.

Shumë të pranishëm ofruan ndihmën e tyre sipas mundësive. Dikush ofroi edhe mundësinë për të gjetur donacione, për rindërtimin e teatrit dhe më e rëndësishmja ishte dhurata e një arkitekti; ai ofroi një projekt arkitektonik të “Kompleksit të Teatrit Kombëtar”, ku përfshiheshin edhe dy godinat ekzistuese të teatrit, të restauruara, si dhe një teatër modern mes tyre, që shkrihej me to, duke i iluminuar e bërë më magjike ato.

Pra, kam kënaqësinë që ditën e hënë, datë 9 prill, të ftoj të gjithë skeptikët apo indiferentët, apo ata që patën frikë të prononcoheshin, të jenë pjesëmarrës në prezantimin e opsionit tonë të projektit për: Kompleksin e ri të Teatrit Kombëtar.
Në kuadër të procesit shumë të përfolur, të transparencës, ftoj gjithë qeveritarët e parLamintarët, si dhe të gjithë ata që e quajnë këtë çështje të të gjithë kombit, të jenë prezent atë ditë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Aktualitet

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Një ushtri e armatosur është formuar në një fshat japonez për të ndaluar ‘pushtimin’ e zonës nga majmunët dhe vjedhjen e të mbjellave. Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor...

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Bota Shqiptare

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit...

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Aktualitet

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Ky është Daniel Gjinaj, një adoleshent shqiptar me banim në Angli për të cilin nuk dihet asgjë prej më shumë se një jave. Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!