×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Metropol" sjell Festivalin I Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave, “Skanderbeg”

Premte, 25 May 2018 21:40

Teatri Metropol dhe Klau’s Film Assosiation, organizojnë për herë të parë, Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave, “Skanderbeg”. Në këtë edicion të parë, i cili do të nis në datën 27 maj deri në 1 qershor do të marrin pjesë pesë shtete, si Kina, Spanja, Turqia, Rumani dhe Shqipëria, të cilat përfaqëesohen me vepra të ndryshme teatrore, të vlerësuara me çmime ndërkombëtare. Festivali do të mbahet në ambjentet e Teatrit Metropol gjatëparadites, ndërkohë një tjetër për orët e mbrëmjes, shfaqjet do të jepen në Sheshin Skënderbej. “Ky festival vjen si rrjedhoj e një produkti  trevjecar në Teatrin Metropol, sic është platforma “Edukoj me teatër”,  i cili bazohet në shtatë shtylla të rëndësishme të formimit të fëmijëve: karakter, komunikim, kreativitet, bashkëpunim, respekt, mendim kritik, qytetari dhe traditë.  Ky partneritet me Klau’s Film për festivalin vjen natyrshëm si rezultat i kësaj platforme. Ndaj në jemi entusiast për ballafaqimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të vlerave kulturore që këto shtete përfaqësojnë”, thotë Jonida Beqo, Drejtoresha e Teatrit Metropol. Misioni i Teatrit Metropol është të pasurojë, edukojë dhe argëtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse publikun në mbarë territorin e Tiranës, me anë të eksperiencave artistike, të cilat promovojnë vlerat me të mira kombëtare dhe botërore.

Sipas drejtorit të Festivalit, Klajd Ymeri, ky projekt ka si objektiv të njohë spektatorin dhe artistët e këtij zhanri në vend, me format  e reja dhe konceptet bashkohore të vëndeve të ndryshme në botë, duke krijuar mundësinë e kultivimit cilësor të këtij zhanri artistik dhe aq edukativ. “Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe vazhdimisht me trupa nga vënde të ndryshme”, thotë Ymeri.  Trupat, e përzgjedhura nga Adonis Filipi, janë përfaqësuese të vendeve përkatëse, të cilat prezantojnë traditat specifike në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm për artin tonë. Janë pesë netë festivali, ky çdo natë i kushtohet nëj shteti. Përveç shfaqjes, gjatë këtyre netëve festive në monitorë do të përcillen imazhe të historisë apo arkitekturës së vendit përkatës, do të ketë muzikë live nga orkestrantë, veshje tradicionale  si dhe pjesë kulinarie. Kjo në bashkëpunim me ambasadat përkatëse. Ndërsa dita përmbyllese e festivalit do të mbahet me një ekspozitë  etnografike me punë nga autorë të ndryshëm nga trevat shqipfolëse në Muzeun Kombëtar. Shqipëria do të prezantohet me veprën “Don Kishoti”  të Servantes, të vënë në skenën e Teatrit Metropol gjatë sezonit të kaluar me regji nga Klajd Ymeri.

Hyrja në festival do të jetë e lirë.

PROGRAMI:

27 Maj - Turqia

Cengiz Ozek Shadoë Theatre

"Pema Magjike"

11:00 Teatri Metropol

20:30 Sheshi Skënderbej

“Pema magjike” , e cila është një interpretim tradicional i teatrit turk me dritë-  hije. Historia është e përbërë në pjesë të ndryshme nga disa shfaqje tradicionale dhe fokusohet në elementët shamanistikë të Karagözit. Teatri i Cengiz Özek Shadoë është themeluar nga Cengiz Özek në vitin 1986. Qëllimi i kompanisë është të prodhojë shfaqje teatrale me kukulla dhe hije.

28 Maj - Rumania

Puck Puppet Theatre

"Rruga e ëngjëjve "

11:00 Teatri Metropol

19:00 Sheshi Skënderbej

“Rruga e ëngjëjve” është një performancë e Teatrit të Kukullave në Rumani. Kjo shfaqje është e ndërtuar si një poemë vizuale e drejtuar nga Decebal Marin. “Rruga e Engjëjve” është një performancë e marionetës joverbale që ilustron lidhjen ndërmjet botës njerëzore dhe universit fantastik të engjëjve. Duke qenë jashtëzakonisht delikate në thelb, ai trajton inteligjencën emocionale të spektatorëve të saj, duke u përpjekur të rilidhë pjekurinë e mendjes së një të rrituri me gëzimin dhe pafajësinë e një fëmije, i cili zbulon botën përreth.

 29 Maj - Shqipëria

 Teatri Metropol

"Don Kishoti"

10:00 Teatri Metropol

20:30 Sheshi Skënderbej

“Don Kishoti” dhe aventurat e tij vijnë nëpërmjet kukullave në Teatrin Metropol. Vepra e njohur e Servantesit vihet për herë të parë në skenë nëpërmjet kukullave, një eksperiencë e re për teatrin, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri. Don Kishoti” është konceptuar jo si një teatër tradicional kukullash, por në pjesën më të madhe të shfaqjes ato komunikojnë si të ishin aktorë real. Rrëfenjat janë ndërthurur në një bosht të vetëm në mardhënien midis dy personazheve kryesor, Don Kishotit dhe Sanços, në ndërthurje me të gjithë personazhet e tjerë në të pesë ngjarjet e kësaj komedie.

30 Maj – Spanja

Angeles de Trapo

"Gabimi 404"

11:00 Teatri Metropol

20:30 Sheshi Skënderbej

“Gabimi 404” është një performancë pa fjalë, e cila iu drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve, një audiencë gjithnjë e më shumë e përfshirën në botën e teknologjisë. Stivi, personazhi kryesor është një djalë i ri, me një jetë të thjeshtë dhe të zakonshme, i cili është absolutisht i zhytur në një botë plot me pajisje elektronike. Kjo lojë delikate dhe emocionale ju inkurajon që të reflektoheni për kuptimin e jetës, mrekullitë që na ofron jeta dhe atë që shpesh e harrojmë.

31 Maj - Kina

Chinese Hand Puppet Performance

"Djali plangprishës"

"Duke dëmtuar oborrin"

11:00 Teatri Metropol

20:00 Sheshi Skënderbej

“Djali plangprishës” është një shfaqje tradicionale e kukullëve me rrobave, ku nëpërmjet një kukulle jep dy karaktere njëkohësisht.

1 QERSHOR

Festojmë sëbashku!

09:00 - 12:00

Sheshi Skënderbej

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...