Haradinaj: SHBA duhet të përfshihen në dialogun Kosovë – Serbi

E Enjte, 12 Prill 2018 13:02

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë për një rol më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Në një tryezë të organizuar nga organizata joqeveritare Lëvizja “FOL”, kryeministri Haradinaj tha se epilogu i këtij dialogu duhet të jetë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës tha se është kundër vazhdimit me këtë format të dialogut në Bruksel. “Iu kam thënë se duhet të kalojmë në fazën finale të bisedimeve që nënkupton njohjen reciproke mes dy shteteve. Këtë ia kam thënë edhe Federica Mogherinit. Nëse ndodhë kështu, është mirë për Kosovën. Ndryshe, status quo-ja është e dëmshme për vendin dhe rrezikon ta kthejë prapa”, u shpreh ai. “Unë asnjëherë s’kam qenë krejt i bindur se kur i harxhojmë marrëveshjet dhe të kalojmë në një fazë finale për shkak se faza finale është vullneti politik i vendimmarrësve të mëdhenj”, deklaroi Haradinaj.

“Për fazën finale edhe presidenti Donald Trump duhet të ketë pak kohë që të merret me Kosovën, edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë se Madhe, Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron”, tha ai. Sa i përket Kosovës, Haradinaj tha se pajtohet që në krye të dialogut të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij, kryeministri edhe ashtu është shumë i zënë me punë, kurse presidenti ka më shumë kohë që të merret me diçka.

“Këtu secili ka rol, Qeveria ka shumë rol në dialog. Por, është shumë mirë që presidenti i vendit e udhëheq agjendën. Presidenti i vendit nuk ka shumë punë, ai kur shkon në zyre në mëngjes duhet të kërkojë se çka të punojë, kurse kryetari i Qeverisë, nga ngarkesa shikon çka mundet të shtyhet, cilat tema mund të presin. Edhe është shumë mirë, që presidenti ka qenë i kyçur si kryetar i Qeverisë”, theksoi Haradinaj.

Në këtë diskutim me mediat, Haradinaj është shprehur i bindur edhe në lidhje me marrjen e konfirmimit nga Bashkimi Evropian për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. Pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kushti i mbetur ka të bëjë me faktet që dëshmojnë se Kosova po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, për çka Haradinaj tha se janë angazhime të vazhdueshme të cilat do të vazhdojnë edhe pas liberalizimit të vizave. (Evropa e Lire)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Modric jashtë listës për "Topin e Artë" 2019, njihuni me surprizat e garës për trofetë individual

Sport

Modric jashtë listës për "Topin e Artë" 2019, njihuni me surprizat e garës për trofetë individual

Revista franceze "France Football" ka zbuluar 30 lojtarët finalistë që do të garojnë për çmimin më të rëndësishëm individual "Topi i Artë" për vitin 2019. Befasia vjen nga fituesi në...

E konfirmuar/ Alvin Berisha është ende në kampin Al-Hol

Aktualitet

E konfirmuar/ Alvin Berisha është ende në kampin Al-Hol

Gazetari i emisionit satiriko-investigativ ‘Le Iene’, Taulant Kopliku i cili ishte në kampin Al-Hol në Siri ku edhe u publikua historia e Alvin Berishës, tha se vendi atje ishte një...

Forcimi i euros. Ekspertët tregojnë shkaqet, humbësit dhe fituesit

Ekonomi

Forcimi i euros. Ekspertët tregojnë shkaqet, humbësit dhe fituesit

Përfundimi i sezonit turistik dhe pagesat për dividentin nga kompanitë e mëdha, pas uljes së kësaj takse në 8%, kanë dhënë efektet e pritshme në tregun e këmbimit. Këta dy faktorë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!