Presidenti i Kosovës pret në zyrë ministrin Kotzias: Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë

E Enjte, 12 Prill 2018 20:18

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias.

 Thaçi ka thënë se e çmon qëndrimin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti i Kosovës, duke shtuar se “është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv”.

Ndërkohë, kryediplomati grek ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vetë Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet.

“Greqia e mbështet planin e integrimit evropian në të gjitha nivelet”, ka thënë Kotzias, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e Presidentit.

Presidenti i Kosovës Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 20:21

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Aktualitet

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Një ushtri e armatosur është formuar në një fshat japonez për të ndaluar ‘pushtimin’ e zonës nga majmunët dhe vjedhjen e të mbjellave. Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor...

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Bota Shqiptare

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit...

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Aktualitet

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Ky është Daniel Gjinaj, një adoleshent shqiptar me banim në Angli për të cilin nuk dihet asgjë prej më shumë se një jave. Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!