KOSOVË/Kryetarja e AKI-së justifikohet: S’kemi mundësi kontrolli

Premte, 13 Prill 2018 14:55

Zv/drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Latif Merovci nuk u paraqit  para Komisionit për mbikëqyrje.

Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu u shpreh se ushtrimi i presionit demokratik mbi organizmin në fjalë është i pamundur.

“Unë nuk dua të paragjykoj – se kjo Agjenci është jashtë kontrollit – dhe të përgjigjem për kompetencat që nuk më takojnë. Sa u përket institucioneve të tjera, nuk e di a u janë përgjigjur apo jo Presidencës dhe Kryeministrisë. Si Komision e kemi të pamundur të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi këtë institucion. Do të ketë zhvillime në javën e ardhshme, por nuk ka diçka konkrete që sot të jap përgjigje për opinionin e gjerë”, tha Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit Mbikëqyrës të AKI-së.

Drejtuesit e AKI-së janë ftuar 4 herë të raportojnë mbi zhvillimet e fundit në vend, duke nisur nga deportimi i shtetasve turq, që shkaktoi një tërmet të vërtetë në skenën politike të Kosovës, por e kanë shmangur këtë detyrim.Pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, kreu i Agjencisë Driton Gashi dha këtë javë dorëheqjen nga posti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...