Çitaku në OKB: Nuk negociojmë shtetësinë, taksa e imponuar nga qëndrimi serb

Premte, 08 February 2019 11:39

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk e di se cila është arsyeja e diskutimit për Kosovën në këtë seancë, pasi sipas saj këto mbledhje tashmë janë të panevojshme.

Çitaku po ashtu duke folur për dialogun ka thënë se Kosova nuk do ta negociojë shtetësinë e saj, ndërsa ka theksuar që Serbia nuk po e pranon faktin që Kosova është e barabartë me atë, përcjell zeri.info.

Ajo ka thënë se vendimi për taksën 100% ndaj mallrave serbe nuk ishte i lehtë, por ka theksuar se ky vendim ishte përgjigje ndaj agresionit të Serbisë.

“Vendimi për taksën nuk ishte i lehtë për t’u marrë, por ishte një përgjigje ndaj agresion të Serbisë... Po ashtu ua kujtoj se asnjë produkt i Kosovës nuk mund të kalojë nëpër territorin e Serbinë, prandaj pse duhet Kosova t’ia bëjë këtë favor Serbisë duke i lënë produktet serbe të hyjnë në Kosovë... Gjithashtu kjo taksë nuk ka ndonjë efekt të madh në ekonominë e Serbisë, pasi vetëm 3 % e eksportit të Serbisë është për tregun e Kosovës”, ka deklaruar Citaku.

Diplomatja kosovare më tej ia ka përmendur kryediplomatit serb, Ivica Daçiç krimet e Serbisë në Kosovë, duke përfshirë dhunimet e grave, vrasjet e fëmije e masakrat e shumta.

“Asnjë kriminel nuk është dënuar për masakrën e Reçakut, të Izbicës, apo cilës do masakër tjetër në Kosovë. Dhe dihet se kush kanë qenë kriminelët. Krimi i luftës ka një adresë, ajo është Beogradi. UÇK-ja nuk ka qenë terroriste, ajo ka qenë çlirimtare”, është shprehur Çitaku.

Ndërsa, duke iu rikthyer çështjes së dialogut të Brukselit, Çitaku ka thënë se edhe po të hiqej taksa tani, Serbia do të gjente arsye tjera për ta bllokuar dialogun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...