Arrestohet ushtari i FSK’së, dyshohet se abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare

Premte, 08 February 2019 22:32

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15 vjeçare. Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar se i dyshuari M.S është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 17:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

"Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor:, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Ky nuk është rasti i vetëm që kohëve të fundit është raportuar për ngacmime seksuale.

Një 16-vjeçare nga komuna e Drenasit ishte abuzuar seksualisht fillimisht nga mësuesi i saj dhe më pas edhe nga polici hetues, kur ajo kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

 

Nxënësja në moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas tri dite të publikimit të këtij rasti, janë arrestuar polici hetues, Vesel Vesel, mësuesi, Shkelzen Xhekaj dhe gjinekologu, Fehmi Ahmeti. Po ashtu janë mbajtur dy protesta, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Drenas. Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshëm për këtë rast.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...