BDI-ja e vetme në zgjedhjet Presidenciale? Përgjigjet Ali Ahmeti

Saturday, 09 February 2019 21:21

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka zbutur qëndrimet për kandidatin presidencial. Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, i cili dje tha se është i gatshëm të bashkojë forcat me të gjitha partitë politike për kandidat të përshtatshëm, Ahmeti thotë se bashkërisht kërkojnë shteg për të dalë me kandidat të përbashkët konsensual.

Kam bërë takime me kryetarin e partisë më të madhe në vend z. Zoran Zaev me çka e kemi analizuar të tërë situatën dhe ka mbetur që unë të diskutojë, ta hap si çështje në organet e partisë dhe të shihet mundësia e një shtegu për ti riparuar ato keqkuptime që kanë ndodhur në mes të partive tona, që të mund të kapërcehen. Dhe në të mirë të vendit do të ishte që të kishim një kandidat të përbashkët dhe të bisedohet me të gjitha subjektet politike në vend që ky konsensus të arrihet”, pohoi Ali Ahmet, kryetar i BDI-së.

Ahmeti ka shtuar se nëse do të tejkalohen keqkuptimet mes BDI dhe LSDM, atëherë do të diskutohet edhe për emrat e mundshëm për kandidat. Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev, shtoi se kongresin partiak e kanë më 3 mars dhe atëherë edhe do të vendosin për çështjen e kandidatit presidencial. Kurse Besa e Bilall Kasamit insiston në kandidat të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët. Besa e Afrim Gashit akoma shqyrton modalitetet, shkruan Alsat.

I pyetur për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shtoi se nuk mendon që do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, shteti ka agjendë shumë më të rëndësishme. Për zgjedhje të parakohshme parlamentare, insiston VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickovskit, tashmë kanë katër kandidatët partiak të cilët do të shqyrtohen nga organet e partisë. Pasi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, dje shpalli zgjedhjet presidenciale, fillojnë edhe afatet kushtetuese për mbajtjen e tyre. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj. Për këtë arsye, kandidatët duhet të dorëzohen në KSHZ, deri më 21 mars. Fushata parazgjedhore do të fillojë më 31 mars.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kajmaku kërkesë nga arratia, Ja çfarë ka dorëzuar avokati në Gjykatën e Apelit…

Politikë

Kajmaku kërkesë nga arratia, Ja çfarë ka dorëzuar avokati në Gjykatën e Apelit…

Kajmaku ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg”, që ka dhënë ndaj tij në mungesë më 11 nëntor Gjykata e Tiranës. Burimet thanë se avokati i Agim Kajmakut ka dorëzuar...

Zbulohen problemet shëndetësore të Vuçiç, opozita: Të shtrohej në spital tjetër

Politikë

Zbulohen problemet shëndetësore të Vuçiç, opozita: Të shtrohej në spital tjetër

Ministria e Shëndetësisë në Serbi sqaroi të dielën se presidenti Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital për shkak se ai ka probleme kronike minore me zemrën. Situata u përkeqësua të...

Ndeshja Shqipëri-Francë, policia ‘blindon’ Air Albania, në terren 800 efektivë

Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Francë, policia ‘blindon’ Air Albania, në terren 800 efektivë

Kur e gjithë vëmendja do të ndalet sot tek “Air Albania” ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ stadiumin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!