Hashim Thaçi sot si Rrahman Morina dje

Diel, 10 February 2019 20:11

Shkruan: Xhafer SHATRI

Ani se shqiptarët kanë telashe me mbamendjen, megjithatë besoj të mos i kenë harruar ngjarjet dramatike te fundviteve tetëdhjetë. Pikërisht tash tridhjetë vjet Serbia instaloi me përdhunë Rrahman Morinen si kryepar të institucioneve të Kosovës me qëllim që përmes tij të suprimonte më lehtë autonominë e saj.

Në shenjë mospajtimi me dhunën ndaj institucioneve dhe sulmit brutal mbi Kushtetutën, më 20 shkurt 1989, shpërthyen trazirat masive gjithandej Kosovës, ndërsa 1500 minatorë të Trepçës u vetëngujuan në zgafellat e errëta të minierës një kilometër nën tokë dhe filluan grevën e urisë në mbrojtje të Kosovës dhe dinjitetit të saj. Ishte gjendje lufte, kohë e gazit lotsjellës, e tankeve dhe e plumbave. Por edhe kohë e një uniteti e qëndrese kolektive të paparë ndonjëherë jo vetëm në Kosovë.

Me Serbinë e me Rrahmanin kishin mbetur vetëm 2 shqipfolës Sinan Hasani e Ali Shukria! Dhe përballë furisë së popullit që të tre u detyruan të zbrapsen.

Fundi i Rrahman Morinës dihet. Ai kur e pa atëherë këtë që nuk po e sheh Hashim Thaçi sot, se Serbisë nuk i bëhet kurrë boll, siç thonë, u përpoq me qëndru por ishte tepër vonë. Si ndëshkim atë eleminuan. Disa thonë se e vranë e disa thonë se e helmuan jeniçerët e Millosheviqit.

Kjo që po i ndodhë sot Kosovës është poaq e rëndë. Një person i vetëm, me emrin Hashim Thaçi, i instaluar në krye të shtetit me shantazh e vota të vjedhura, në kundërshtim me Kushtetutën po bënë pazarllëqe të pista me territorin e Kosovës. Ky me Vuçiqin sot, ashtu si edhe Rrahman Morina me Millosheviqin dje, po përpiqen t’ia imponojnë Kosovës dhe popullit të saj interesat, vullnetin dhe kërkesat e Serbisë.

Kjo është e padurueshme!

Për Rrahman Morinën thuhet se ka qenë i shantazhuar por askush nuk e ka ditur a nga gruaja apo nga shërbimi sekret ushtarak, ndërsa për Hashim Thaçin të gjithë e dinë, ky është i akuzuari i parë në Gjykatën Speciale dhe tash po dëshiron ta shpëtojë lëkurën e tij në kurriz të Kosovës dhe territoreve të saj. Ka këtu një konflikt të qartë interesi: Në emër të Kosovës po vendos një person që është peng i një procedure penale kundër tij. Asnjë popull me dinjitet nuk lejon që në emër të tij të flasë e të vendosë një vetje që është peng, pra që nuk është i lirë.

Kjo është e palejueshme!

Po thuhet se gjymtimi i Kosovës po bëhët në emër të një gjoja bashkimi kombëtar. Kjo është rrenë me bisht. Në emër të këtij sllogani demagogjik po bëhen dy gjymtime të territoreve shqiptare, po copëtohet dhe po defaktorizohet përgjithmonë Kosova Lindore, po amputohet Veriu i Kosovës me resurse jetike për vendin.

Ashtu siç kamuflohej tridhjetë vjet më parë suprimimi i autonomisë së Kosovës në emër të gjoja bashkim-vëllazërimit, sot po kamuflohen përpjekjet për gjymtimin e Kosovës me gjoja presionin e Amerikës.

Kjo nuk qëndron fare. Ka 200 vjet që Amerika negocion me Meksikën për 2 ari vend që janë 0.000000000000000000000001% e territorit të SHBA-së, ndërsa Hashim Thaçi po punon që ditën për diell t’ia falë Serbisë 15% të territorit të vendit, vetëm që të mos shkojë në burg për fajet e veta.

Kjo nuk bëhet dhe nuk duhet të lejohet të bëhet.

Para tridhjetë vitesh, Kosova ani se krejtësisht vetëm dhe në gjendje shtetrrethimi nuk u dorëzua, ndërsa sot që është shtet i pavarur, i pranuar nga shtetet më të fuqishme perëndimore, pse të dorëzohet, pse të pranojë të vetëgjymtohet? çka është gjithë ky siklet, që në bisedime të fshehta dy shqiptarë me emrin Edi Rama e Hashim Thaçi të vendosin, pa u tutë e pa u skuqë, për copëtimin e Kosovës? Për Hashim Thaçin deri diku po dihet, po Edi Rama ku e ka hallin?

Për ata që dijnë diçka nuk është e panjohur se Serbia që nga vitit 2015 ka shpenzuar rreth 600 milionë euro për të blerë njerëz me ndikim gjithandej, në mënyrë që ta realizojë në paqe atë që Millosheviqi nuk arrijti ta realizonte me luftë.

Historia na mëson se Serbia edhe me ndihmën e Rrahmanit, Ali Shukrisë e Sinan Hasanit ia arrijti të suprimojë autonominë e Kosovës dhe të imponojë Kushtetutën e Tankeve, por dhjetë vjet më vonë u detyrua të ikën me bishtin nën shalë nga Kosova.

Ky është një mësim i freskët i historisë që nuk do të duhej ta harronte askush e sidomos ata që flasin dhe vendosin në emër të Kosovës e të shqiptarëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luksi i shfrenuar i qeverisë/ Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

Politikë

Luksi i shfrenuar i qeverisë/ Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me lajmet publikuar ditët e fundit, ku përmes faturave të hoteleve tregohej se si ajo paguante 700 euro nata...

Chris Brown baba për herë të dytë, zbuloni gjininë e fëmijës

Show-biz

Chris Brown baba për herë të dytë, zbuloni gjininë e fëmijës

Chris Brown do bëhet sërish baba. Ai është në pritje të një djali të vogël me ish-të dashurën Ammika Harris. Sipas TMZ, thashethemet janë të vërteta dhe se këngëtari do mirëpresë...

Georgina: Ronaldon nuk do e ndërroja me asgjë në botë

Sport

Georgina: Ronaldon nuk do e ndërroja me asgjë në botë

Georgina Rodriguez është një në marrëdhënie me yllin më të madh të futbollist Christiano Ronaldo. Dhe modelja ka pranuar se nuk është e lehtë të lidhesh me një person të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!