Pedagogia shqiptare betohet: Ty Vankovska që i gëzohesh tragjedisë, pa të pështyrë nuk të lë!'

E Enjte, 14 February 2019 09:07

Nga pedagogia Gjyla Çeliku

Kur të lindësh nga prindër me urrejtje, ti reflekton urrejtje dhe prania ime në vendin tim autokton ty të pengon, sepse ata të mësuan t’mos më duash mua si qytetare, por të gëzohesh në fatkeqësitë dhe tragjeditë e popullit tim. Kur ka konflikt të armatosur ka edhe të vdekur, është e dhimbshme nuk e mohoj, por luftohet dhe çdo gjë pritet.

Kur ka paqe, të gjithë kontribojnë për të mirën e vendit dhe ju dhemb çdo tragjedi që ndodh në shoqëri. Një profesoreshë universitare që ka pasur me mijëra studentë shqiptarë, jeton me shqiptarë, përfaqësohet edhe nga zyrtarë shqiptarë, të shkruaj një qasje të këtij niveli, për mua është monstrum profesoreshë e cila ka urrejtjen si ushqim dhe shqiptarin si dështim.

 
 

Plakë e lodhur dhe e frustruar. Plakë e zhgënjyer nga regjimet demokratike, sepse ushqim primar ka pasur komunizmin dhe diktaturën. Plakë të cilën duhet ta padis unë si shqiptare e Maqedonisë së Veriut si armik për mua dhe qytetarët e mi shqiptarë. 

Plakë që e lidh tragjedinë tonë me ngjarjen e 2001 në Karpallak me humbjen e 10 ushtarëve maqedonas, i gëzohet tragjedisë duke nxitur urrejtje në të njejtën kohë. Unë nuk do isha gëzuar edhe në tragjedinë e hasmit më të madh, fundja të gjithë jemi njerëz dhe vdekja është e zymtë.

Sa më dhimben qytetarët e mi që kanë ndjekur ligjerata te ti sepse nuk qenke mirë me trurin ti moj Biljana Vankovska, s’meriton të të them ju edhe pse jeni më e vjetër, por për fund do të them pis plakë dhe mos t’pafsha se pa t’pështyrë e ofenduar nuk të lë!

Turp për një profesoreshë universitare!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...