Trump i kërkon Vuçiçit të njohë Kosovën

Premte, 15 February 2019 15:06

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dërguar urimet e tij për Ditën e Republikës së Serbisë, nëpërmjet një letre tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në të, përveç urimeve, Trump ka kërkuar nga Vuçiq që sa më parë të arrihet një marrëveshje me Kosovën që sipas tij duhet të jetë me njohje të ndërsjella.

Urimi i Trumpit dërguar Vuçiqit:

I nderuar zotëri president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që të ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që mund të dy palët ta mbajnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 15:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...