Zoran Zaev: Nuk ka ndryshim kufijsh të Maqedonisë së Veriut

Saturday, 16 February 2019 18:19

Në një intervistë me Deutsche Wellen, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev lidhur me debatin për ndryshim kufijsh mes Kosovës e Serbisë theksoi, se pas zgjidhjes së problemit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, tani mbeten çështja e Kosovës dhe Bosnja si problemet që duhen zgjidhur. “Ja pse ne e mbështesim çdo zgjidhje dhe do të promovojmë bashkëpunimin, të garantojmë paqen dhe çojmë përpara axhendën tonë dhe ajo është integrimi në BE. Dhe kjo është e mundur të arrihet. Nuk po hyj në detaje, sepse nëse dikush nga vendet fqinjë komenton detajet, kjo mund të kthehet në një problem. Kjo është çështje mes Beogradit dhe Prishtinës, unë besoj, se ata do ta gjejnë një zgjidhje. Shpresoj për një zgjidhje pozitive dhe miqësore, dhe dua t’i ndihmoj të dy presidentët dhe qeveritë e tyre.”

“Ata vetëm mund të ëndërrojnë për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë së Veriut”

Ndërsa i pyetur, nëse mund të ketë pasoja hapja e çështjes së ndryshimit të kufijve edhe për Maqedoninë, kryeministri Zoran Zaev tha se “tani ata vetëm mund të ëndërrojnë për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë Veriore. Ne jemi anëtar i NATO-s. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Maqedoninë Veriore. Ne jemi të sigurtë dhe (anëtarësia në NATO) na e jep këtë siguri.”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në bisedë me Deutsche Wellen theksoi, se “qëllimi ynë i përbashkët është integrimi në BE, në zonën Shengen dhe hapja e kufijve. Të jemi në një kufi të përbashkët europian, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse mendojmë në këtë drejtim, duhet të veprojmë në këtë mënyrë. Më në fund duhet të ndalim të mendojmë, se bota ka filluar të ekzistojë me kombet tona. Jo. Ne mund të jemi të gjithë më ambiciozë, të tregojmë më shumë solidaritet, të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin për një jetë më të mirë, ne kemi të gjithë vetëm një jetë. Dhe shumë varet nga politikanët. Nëse e lëmë mënjanë nacionalizmin, do të jemi më europianë dhe do të jetojmë më shumë një jetë europiane.”/DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...