Xhamia e masakrës në Zelandën e re u ndërtua nga një shqiptar

Saturday, 16 Mars 2019 20:25

Një nga xhamitë ku ndodhi sulmi i djeshëm në Zelandën e re është ndërtuar nga një shtetas shqipatr i Kosvës, Masar Krasniqi, i cili ka emigruar në këtë shtet që në moshën 19 vjeçare. Më 30 mars 1979 ai së bashku me një grup myslimanësh vendosën gurthemelin në këtë xhami, madje duke lënë garanci në hipotekë shtëpinë. Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II.

Ndërkohë i dyshuari kryesor për masakrën, 28-vjeçari Brenton Tarrant, doli përpara gjykatës sot ku ndaj tij rëndon akuza e vrasjes. Ndërsa dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje ndodhen në paraburgim. Tarrant pritet që të dalë përsëri para gjykatës më 5 prill. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje e kishte paralajmëruar më herët sulmin terrorist në rrjetet sociale.

Tragjedia në Zelandën e Re pati bilanc të frikshëm ku vdiqën 49 persona mes tyre edhe fëmijë dhe u plagosën mbi 50 të tjerë. Kjo nxiti Kryeministren e vendit të marrë vendimin për të ndaluar armët gjysmë-automatike. Ekspertët e kontrollit të armëve theksojnë se armët e tilla mund të shndërrohen lehtësisht në pushkë gjysmë-automatike të stilit ushtarak duke përdorur një magazinë me kapacitet të lartë, shitja e të cilave ende nuk është e rregulluar në Zelandën e Re. Sot qytetarët në Zelandën e Re janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit për t’u solidarizuar me viktimat dhe familjet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...