“The Independent”: Presidenti Thaçi po hetohet nga Gjykata Speciale

E mërkurë, 17 Prill 2019 09:47

Gazeta kryesore britanike “The Independent” shkruan se Hashim Thaçi ka edhe probleme personale, pasi Gjykata Speciale po heton disa nga udhëheqësit e UCK’së, përfshirë edhe presidentin Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për “The Independent” ka folur, ndër të tjera, edhe për Gjykatën Speciale. “Thaçi ka problemet e tij. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, që u vendosën në Hagë në 2017 janë duke i hetuar dyshimet për krime lufte ndaj disa prej figurave kryesore të UCK-së, përfshirë edhe presidentin kosovar”, shkruan prestigjiozja britanike.

Thaçi insiston se nuk ka asgjë për tu frikësuar, ndërsa thotë se është i gatshëm të pres cka do të sjellë e ardhmja

“Si gjithmonë, ne nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi me to dhe jam i sigurt se do ta përfundojmë me dinjitet dhe integritet”, ka thënë Thaci.

Ai thotë se ka zëra që dëshirojnë që ta njollosin Kosovën dhe atë personalisht. Megjithatë, ai thotë se nuk do të hezitojë t’i përgjigjet cdo gjëje që vjen.

“Jam personalisht shumë krenar që kam qenë një nga liderët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që do të provojnë ta denigrojnë Kosovën ose ta akuzojnë Kosovën, të përbuzin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë që unë kam ndonjë hezitim para asaj që mund të vijë. Unë besoj në drejtësi.  Çka nuk duhet të lejojmë ne është përsëritja e historisë”, ka thënë tutje Thaçi. /Express/

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 09:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...