’20 vjet pas luftës’, televizioni zviceran reportazh për Kosovën

Premte, 26 Prill 2019 10:54

Radio Televizioni i Zvicrës i ka kushtuar një reportazh të gjatë Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në tokën e saj, ndërsa thekson se ky vend ka pasur zhvillime të admirueshme përgjatë 20 vitesh, që nga koha kur përfundoi lufta dhe gjenocidi serb mbi popullin shqiptar.

Reportazhi i titulluar “20 vjet pas luftës”, me një minutazh të konsiderueshëm, trajton tematika të ndryshme që nga sporti, Diaspora e deri tek politika.

Një pjesë jo e vogël shqiptarësh, tashmë janë integruar plotësisht në jetën socio-ekonomike të Zvicrës dhe ajo që është më e rëndësishme është  fakti se ata vijojnë të ruajnë traditat e vendit të origjinës.

Roli i tyre dhe kontributi për Kosovën ka qenë i lartë dhe ky tregues matet nga remitancat, të cilat futen nga emigrantët shqiptarë dhe krijojnë kushte pozitive  për banorët e saj.

Edhe Kombëtarja e Kosovës ishte pjesë e reportazhit.

Në përballjet e saj, Kombëtarja e “Dardanëve” nuk ka pasur asnjë humbje dhe meritë të veçantë për këtë ka edhe trajneri zviceran, Bernard Challandes.

Gazetari që realizoi këtë material special nuk kishte se si mos të vizitonte shtetin e Kosovës.

Pjesë e bisedës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, i cili foli për atë se çfarë është bërë dhe objektivat e parashtruar për të ardhmen.

Materialin filmik mund ta shikoni duke klikuar këtu

Modifikuar më Premte, 26 Prill 2019 10:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...