Haradinaj: Mogherini në Tiranë më kërkoi heqjen e taksës për të ndarë Kosovën

Tuesday, 14 May 2019 11:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar sërish se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj më tej ka theksuar se në takimin e Brdo-Brijonit që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës “për ta ndarë Kosovën”.

 “Mogherini e tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth, si ta hiqni ju taksën unë e therras takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kemi lexuar këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri I Kosovës shoti se Mogherini e ka përfunduar mandatin e saj.

“Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre”, u shpreh Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përshirje edhe të Rusisë, Haradinaj tha se “ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtu Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë”, tha kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...