Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta

Tuesday, 14 May 2019 17:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tani është në duar të sigurta dhe se nuk flitet më për ndryshim të kufijve.

“Nuk mund t'i paragjykoj proceset me rëndësi. Tani procesi është në duar të sigurta, i është hequr nga duart zonjës Federica Mogherini (v.j. shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian). Nuk rrezikojmë ndonjë propozim për ndarje, ka një stabilitet dhe kjo është kryesorja”, tha Haradinaj në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tërhequr asnjëherë nga roli i tyre në proceset në Kosovë dhe, sipas tij, SHBA-ja "e di kur të marrë përgjegjësitë në proceset e caktuara".

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur tash e sa muaj, pasi Serbia e sheh si pengesë për këtë proces taksën 100% që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, një nivel tjetër i dialogut ndërmjet liderëve institucionalë të të dyja vendeve pritet të zhvillohet më 1 korrik në Paris, nën lehtësimin e presidentit francez, Emanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ideja për ndryshim kufijsh, ndërkaq, është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Por, ajo ka hasur në reagime për dhe kundër, si në qarqet e brendshme, ashtu edhe në ato ndërkombëtare./Rel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...