Ish-presidentja e Kosovës, Jahjaga: Ripërcaktimi i kufijve, retorikë e rrezikshme

E mërkurë, 22 May 2019 10:47

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nga Tirana tha se ripërcaktimi i kufijve është një retorikë e rrezikshme.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar për  "Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Jahjaga tha se diskutimet për korrigjimin e kufijve është një temë shumë e ndjeshme, që nënkupton kthimin në të kaluarën.

 “Rajoni jonë është ekspozuar ndaj një retorike të rrezikshme rreth ripërcaktimit të kufijve. Një temë që është tejet e ndjeshme dhe ky diskutim nënkupton kthimin tonë në të kaluarën të shënuar me periudha të dhunshme të vuajtjes dhe të përçarjeve”.

Atifete Jahjaga ngriti edhe shqetësimin e ndikimit rus në Rajon, nëpërmjet aleatit të saj, Serbisë. Rusia, në një sistem vlerash të kundërta nga ato të BE vazhdon të ketë influencë të madhe në Ballkan, sidomos përmes aleatit të saj në Rajon, Serbisë. Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh në rajonin tonë, sidomos në vende si Serbia duke përdorur mjete ekonomike, politike e kulturore. Edhe përmes nxitjes së sedimenteve nacionaliste. Qëllimi i tyre është i njohur, zvogëlimi i BE dhe NATO-s në Ballkan si forca për promovimin e vlerave demokratike, tha Atifete Jahjaga ish Presidente e Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...