‘Cosa Nostra’ shqiptar nuk paraqitet në gjyq: Brenda vitit jam i vdekur, kërkoj kontakte me shtetin shqiptar sa jam gjallë

Premte, 24 May 2019 21:55

Klodian Lekocaj i etiketuar si “Cosa Nostra” kishte gjyqin më 21 maj po nuk u paraqit, për shkak se në sallë mungonin përfaqesues te shtetit shqiptar.

Ai me anë të një video në Fax News ka kërkuar publikisht që në gjyqin e tij të kishte përfaqësues të shtetit shqiptar, nga ambasada jonë në Athinë ashtu siç ishin prezencë më 15 maj me shqiptarin Shaban Safet Veizaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për 16 kg hashash.

“Siç e dini bëra kerkese publike për të patur prezencë në gjyqin tim përfaqesues te shtetit shqiptar dhe për këtë bëra kerkesë edhe me shkrim sipas regullave në burgun e Koridallos, por nuk mora asnjë përgjigje nga askush. Për këtë nuk u paraqita në gjyq më 21 maj të 2019 dhe as nuk do të paraqitem asnjëherë në të ardhmen në se në sallë nuk do të ketë media dhe përfaqësues të shtetit shqiptar. Kam kërkuar dhe kërkojë me këmbëngulje nga shteti shqiptar për të parë se si i dënojnë shqiptarët.
Jeta ime ka marrë fund. Jam brenda për vjedhje që nga 2006 dhe kur isha ne prag te lirimit më akuzuan për vrasje për të mos dalë më gjallë nga burgu.
Sot ndodhem në burgun e Hanias në Kretë menjëherë nga dita që nuk u paraqita në gjyq. Po më bëjnë presion te pranojë gjera që nuk i kam bërë. Po mendojë arratisjen nga burgu pasi po shikojë se duan të më vrasin. Për këtë dy janë rrugët e vrasjes sime, ose me helm ose me armë gjatë transportit në gjyq, duke justifikuar vrasjen time se u arratis me pranga ne dorë dhe prandaj e vramë.
Une po e shikojë se brenda vitit do të më kenë vrarë, prandaj kërkojë kontakte me shtetin shqiptar sa jam gjallë” përfundon Klodian Lekocaj duke më kërkuar të publikojë për Fax News këto fjalë të tij nga burgu Hanias se Kretës, raporton gazetari Shpëtim Zinxhiria nga Greqia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...