Policia e Kosovës mësyn në veri, Vuçiçi ngre ushtrinë e Serbisë në gatishmëri për luftë

Tuesday, 28 May 2019 08:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar vënien e të gjitha njësiteve të ushtrisë së Serbisë në gjendje të plotë lufte, ka njoftuar televizioni publik serb. Ky urdhër vjen pas ndërhyrjes së forcave policore në veri të vendit, ku raportohet për disa të arrestuar dhe, burime të Grupit Koha bëjnë me dije se një polic është plagosur, transmeton Koha.net. Sipas medias serbe, edhe njësitet speciale të MPB-së serbe janë në gjendje gatishmërie.

Një polic plagoset në veri. Sipas disa burimeve të Koha.net, të paverifikuara nga zyrtarët, një polic është plagosur në këtë aksion. Mësohet se ai është plagosur në këmbë dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Policia me aksion në veri, has në rezistencë të armatosur e arreston disa persona Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në bashkëpunim me Inspektoratin Policor është duke realizuar një operacion në veri të vendit që ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Sipas njoftimit nga Policia, këtij operacioni i ka paraprirë një hetim disamujorë i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, që ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe disa qytetarëve në “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Policia ka thënë se ka has në rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, por operacioni është duke vazhduar, “përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata”.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Inspektoratin Policor mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, pa marrë parasysh përfshirjen e personave në raste të tilla penale”, thuhet në njoftim.

Sipas Kosovapressit, të paktën pesë persona janë arrestuar deri tani. Raportohet po ashtu se në aksion po kërkohen edhe të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi e Oliver Ivanoviqit. Policia ka bërë të ditur se për detajet do të njoftojë më vonë.

Modifikuar më Tuesday, 28 May 2019 08:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...