Ndërhyrje ushtarake në Kosovë? Tërhiqet Vuçiç

E mërkurë, 29 May 2019 11:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është tërhequr nga deklaratat që bëri ditën  djeshme për sa i përket arrestimeve në veri të Kosovës ku deklaronte se ishin të gatshëm të ndërhynin ushtarakisht.

Në një konferencë për media Vuçiç ka thënë se nuk po fliste aspak për një ndërhyrje ushtarak por e kishte fjalën vetëm për të mbrojtur popullin serb në Kosovë. “Nuk thashë se Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht,  thashë se Serbia është e gatshme të mbrojë popullin e saj, të mos shtohen  fjalë që nuk i kam thënë, nuk do të luftojmë, mbajmë paqen me çdo kusht dhe kjo është shumë e rëndësishme  nëse dikush mendon se mund të bëjë një masakër kundër popullit tonë, nuk përmenda asnjë ndërhyrje, ju i përmendët ato”, u përgjigj Vuçiç.

“Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon)’. Nisën të kujtohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, shtoi më pas Vuçiçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...