Pendarovski nuk i ndal goditjet ndaj Thaçit e Vuçiqit: E patolerueshme të flisni për korrigjim kufijsh

Premte, 31 May 2019 16:37

Përveç krerëve të Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ashpër kundër idesë së Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit për korrigjim të kufijve ka dalë edhe presidenti i posazgjedhur i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Pendarovski thotë se një ide e tillë nuk i takon mendësisë së shekullit 21, duke e cilësuar si të tmerrshme. Ai thotë se nuk mund të ndodhë diçka më e keqe, sesa dikush t’i qaset seriozisht implementimit të një plani të tillë për lëvizje të kufijve apo shkëmbimit të territoreve.

“Në lidhje me idenë e korrigjimit të territoreve unë jam një nga politikanët e rrallë në rajon që flas mjaft shpesh. Unë mendoj se bëhet fjalë për ide anarkike që nuk i takon shekullit 21. Mendoj se ajo është ide e shekullit 19 ose ndoshta edhe më herët”, ka thënë Pendarovski, shkruan Gazeta Express.

Presidenti maqedonas thotë se është e papranueshme që të flitet për një ide të tillë, duke kujtuar se çfarë kishte ndodhur herën e fundit, kur fuqitë e mëdha kishin lejuar që të shkëmbeheshin territore në vitin 1923.

“Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditëve të sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë”, ka shtuar ai.

Ai thotë se është shumë e lehtë që të bëhet një pastrim i territoreve, por  potencon se duhet ruajtur multietniciteti pasi aty qëndron bukuria dhe pasuria e gjithë shteteve fqinje.

“Në botën moderne ne duhet me dialog dhe kompromis të gjejmë zgjidhje për problemet që na tangojnë. Puna më e lehtë që mund të bëni është që ta pastroni territorin nga njerëzit ndryshe nga ju ose nga unë, dhe qeverisni ata territore. Por unë mendoj se  bukuria dhe pasuria e shtetit tonë dhe e gjithë shteteve fqinje multietnike, është pikërisht tek shumëllojshmëria dhe mendoj se sa më parë duhet të ndalohet me recitimin e asaj teme, po e potencoj këtë për politikanët që janë në Qeveri në shtetet fqinje”, ka shtuar Pendarovski.

Ndërkohë sa i përket mundësive për eskalim të situatës, presidenti i Maqedonisë së Veriut, thotë që gjasat për të ndodhur diçka e tillë janë minimale.

“Trendet për cenim të sigurisë janë minimale. Situata  po qetësohet dhe përllogaritet se për një periudhë të shkurtë, sepse atje nuk mund të bëhen parashikimi afatgjate, edhe po të këtë tensione me karakter të njëjtë dhe me proporcione të njëjta, ata nuk do të jenë aq të mëdha sa të cenojnë rrethinën e Republikës së Kosovës e aq më pak shtetin tonë”, ka thënë ndër të tjera kreu i Maqedonisë Veriore.

Kundër nismës së Tha֛çit dhe Vuçiqit për prekje të kufijve kanë dalë edhe shtetet më të fuqishme të Evropës, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë kësaj ideje goditjen përfundimtare në Samitin e Berlinit, duke e bindur kështu edhe presidentin francez, Emannuel Macron.

Megjithatë Thaçi vazhdon të deklarojë se ai Samit ishte një dështim, dhe se në kryeqendrën gjermane, as nuk ishte shuar ndonjë ide, e as nuk kishte lindur ndonjë ide e re./GazetaExpress/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...