Edhe shoqata Pro Kosovo në përkrahje të ambasadores Alma Lama

Tuesday, 04 June 2019 18:48

Shoqata Italo-arbëreshe Pro Kosovo, e cila është krijuar në fillim të viteve 90 në palermo të Italisë, me misionin për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës si dhe për vetëdijësimin e institucioneve italiane për dhunën dhe represion serb, gjatë ditës ka dalë me një komunikatë për media, në mbështetje të ambasadores Alma Lama në Itali, e cila së shpejti do të lërë misionin, për shkak të vendimit të Presidentit Thaçi, për ta larguar para kohe.

Megjithëse kanë kaluar disa muaj, ende nuk është bërë i ditur për publikun motivi zyrtar i këtij largimi në mes të mandatit, dhe për të cilin edhe vetë zonja Lama është shprehur se nuk e di. Gjatë paradites, "Bota Sot" publikoi letrën e hapur të një tjetër personaliteti italo-arbëresh, z. Anau, gjithashtu i angazhuar në çështjen e Kosovës që prej viteve 90.

Shoqata Pro Kosova, gjithashtu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndryshojnmë mendim ndaj Zonjës Lama “duke pasur parasysh punën e shkëlqyeshme qe ajo bën në Itali për të mirën dhe prosperitetin e Shtetit të Kosovës.”

Ajo ka marrë kontakte me Presidentin e Krahinës Autonome, me Kryebashkiakun e Palermos, me të cilin është marrë veshë për binjakëzimin me një qytet të Kosovës dhe ka perkrahur idenë tonë për një qendër kulturore shqiptare në Palermo. Poashtu i kemi mundësuar nje takim me Odën Ekonomike për shkëmbime në të ardhmen.

Vizita e Ambasadores me Arbereshet, qoftë në Palermo, qoftë në Hore të Arbereshëvet, ka zgjuar interes dhe simpati për Kosoven e lirë, të cilën në verën e ardhshme do ta vizitojnë për turizëm me shumicë. Prandaj nuk e shohim me vend largimin e saj nga detyra para kohe, duke mohuar që ajo mund të ketë bërë ndonjë "mëkat" që e meriton një vendim të tillë. I lusim qeveritarët dhe Presidentin Thaçi ta ndërrojnë mendimin e tyre karshi Zonjës Lama, duke pasur parasysh punën e shkelqyeshme qe ajo bën në Itali për të mirën dhe prosperitetin e Shtetit të Kosoves. Prof.Zef Chiaramonte, sekretar i Komitetit. Botasot

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...