Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovë në ditën e çlirimit

Tuesday, 11 June 2019 08:33

Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të saj. Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë ka njoftuar se ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do ta vizitojnë Kosovën më 12 qershor, kur shënohet 20 vjetori i  hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte shpallur 12 qershori Ditë të Lirisë së Kosovës.

Këshilli, përmes një postimi në Facebok, ka bërë të ditur se Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore të shënimit të përvjetorit jubilar, i cili do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë, njofton Gazeta Illyria.

Bill Clinton, atëherë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe Madeleine Albright, atëherë sekretare e shtetit, e kishin mbështetur fuqishëm ndërhyrjen e NATO-s për mbrojtjen e popullsisë civile dhe për shmangien e katastrofës humnitare në Kosovë.

Clinton e Albright janë ndër personalitetet më të respektuara në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...