Bill Clinton: Kosova meriton të jetë në BE dhe NATO

Tuesday, 11 June 2019 21:29

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, tha në Prishtinë se Kosova meriton të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke shprehur bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen e plotë për Kosovën.

“Mendoj se Kosova e meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë tjetër që mund të anëtarësohet një shtet i pavarur. Unë kam qenë shumë i lumtur që pasardhësi im presidenti Bush njohu Kosovën dhe pavarësinë e saj. Në një mjedis të paqartë politik në Amerikë, Kosova duket të jetë e vetmja temë për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët prandaj ju uroj sukses dhe besoj se vendi im do të vazhdojë të ju mbështesë në përparimin tuaj”, tha ish presidenti Clinton.

Bill Cliton i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e dekoroi ish presidentin amerikan me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

Clinton tha gjithashtu se do të ishte gjithmonë krenar për faktin se ka qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur Kosovës i duhej dikush që do të qëndronte kundër spastrimit etnik.

“Do të jem gjithmonë krenar për faktin se kam qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur juve ju duhej dikush që do të qëndronte kundër spastrimit etnik, dëbimit të njerëzve nga shtëpitë e tyre”, tha ish presidenti amerikan.

Ish presidenti Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në veprimtaritë me të cilat pritet të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare dhe administrimit serb të Kosovës.

Roli i tyre vlerësohet vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet më parë dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident me pasojë vdekjen në malësinë e Krujës

Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në malësinë e Krujës

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Malësinë e Krujës.. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e ketij aksidenti  Sipas informacioneve...

Christine Lagarde merr mbështetjen e PE-së për të drejtuar Bankën Qendrore Evropiane

Globi

Christine Lagarde merr mbështetjen e PE-së për të drejtuar Bankën Qendrore Evropiane

Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë...

Shahini gjen shkakun te lindshmëria, jo emigrimi masiv për uljen e numrit të nxënësve

Aktualitet

Shahini gjen shkakun te lindshmëria, jo emigrimi masiv për uljen e numrit të nxënësve

Ministria e Arsimit, Besa Shahini përgënjeshtroi shifrat e opozitës për uljen e madhe të numrit të nxënësve në shkollat shqiptare. Sipas ministrisë së Arsimit numri i nxënësve në rënie ndodh...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!