Parlamenti i Kosovës miraton raporton për dëbimin e shtetasve turq, shkeljet e gjetura

Hënë, 24 June 2019 20:04

Parlamenti i Kosovës miratoi të hënën me shumicë votash e mes debatesh te rrepta, raportin e komisionit parlamentar mbi operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, një vit më parë, duke i bërë thirrje prokurorisë për ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti, raporotn Zëri i Amerikës.

Komisioni ka gjetur dhjetëra shkelje nga institucionet e vendit gjatë atij operacioni dhe shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Qëllimi i komisionit ka qenë zbulimi i të vërtetës se çka ka ndodhur në këtë rast, identifikimi i lëshimeve dhe shkeljeve ligjore, i mangësive ligjore si dhe procedimin e shkeljeve që janë bërë nga institucionet. 27 dëshmitarë janë ftuar në intervistim dhe dy prej tyre janë ftuar në ri intervistim për shkak të diskrepancave në deklarime. Kemi identifikuar 31 shkelje”, tha kryetari i këtij komisioni hetimor, Xhelal Sveqla.

Përfaqësues të opozitës, ndonëse theksuan se në raport nuk ka dëshmi që përfshijnë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, megjithatë ai, sipas tyre, është përgjegjës për atë operacion.

Ndërkaq, deputetët nga radhët e Partisë Demokratike thanë se opozita po e kepërdorë rastin dhe akuzuan vet komisionin për shkelje gjatë punës së tij.

“Për këtë komision dhe punën e tij ka pasur mbështetje unanime në këtë parlament, me besimin që vërtetë do të jetë një hetim parlamentar, i pa anshëm dhe objektiv për të nxjerrë një raport që do të jetë edhe sqarues por edhe ndihmues. Realisht qasja paragjykuese e udhëheqësve të komisionit e ka dëmtuar këtë raport. Edhe sot ju drejtues të komisionit thatë këtu gjëra që nuk janë përfshirë në raport. Tash a keni ardhur për të votuar raportin apo të manipuloni sërish për të dalë në lajme sot?”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Muajin e kaluar në këtë komision parlamentar ishte thirrur të raportojë edhe presidenti Thaçi, por paraqitja e tij ishte përshkruar me përplasje të ashpra dhe akuza të ndërsjella duke çuar edhe në dështimin e seancës dëgjimore. Presidenti Thaçi kërkoi në atë takim hetim ligjor për ekspertin ndërkombëtar që ka hartuar raportin mbi dëbimin e shtetasve turq. Ai hodhi kërkesën që të hetohet edhe vet komisioni pasi që sipas tij ka bërë shkelje ligjore me punësimin e ekspertit ndërkombëtarë duke vlerësuar se ai ka qenë i njëanshëm. Por, anëtarë të këtij komisioni, kishin thënë se e gjitha kjo ishte përpjekje e presidentit për ta penguar punën e tyre.

Kundër ekspertit ndërkombëtar të hënën u shpreh edhe përfaqësuesi i pakicës turke në parlamentin e Kosovës, Fikrim Damka, i cili tha se seanca kishte qëllime jo të mira ndërsa kritikoi punën e komisionit.

“Raporti i përpiluar nga ana e komisionit është një raport fatal dhe dështim juridik të cilin vetë komisioni e ka bërë gabim me angazhimin e ekspertit ndërkombëtar, pikërisht kur e ka caktuar një ekspert nga Amerika dhe këtu kemi konflikt sepse Amerika është shteti i cili strehon kryesorin e kësaj organizate terroriste. Unë po ju pyes juve: a ka logjikë që dikush strehon kryesorin e organizatës terroriste e pastaj të bëjë një ekspertizë të besueshme?”, tha ai.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i bëri thirrje deputetit Damka që të mos përdorë foltoren e parlamentit për të sulmuar marërdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

“E para, zoti Damka këtu nuk je në parlamentin e Turqisë, por je në Pprlamentin e Kosovës, ky dallim është elementar për ta bërë kur të dalësh aty në foltore. E dyta, ne të ftojmë të gjithë si deputetë të Kosovës mos me e keqpërdorë foltoren për të sulmuar një raport shumë të rëndësishëm mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Baskuara. E treta, unë e thashë në hyrje të fjalimit tim, raportet me Turqinë i shohim nga prizmi i barazisë, i reciprocitetit dhe interesave të dyanshme.

Kurse kjo që ka ndodhur me deportimin e shtetasve turq, është raport i vasalitetit dhe i nënshtrimit, kur ti i nënshtrohesh plotësisht urdhrave të një shteti tjetër. Kështu nuk duhet të ndërtohen raportet mes Kosovës dhe Turqisë, ky është raport i pabarazisë dhe i nënshtrimit dhe është turp nëse ti i kontribuon atij raporti të nënshtrimit dhe të vasalitetit. Ne jemi për marrëdhënie të shkëlqyeshme me Turqinë, gjithmonë do të jemi dhe gjithmonë do ta dallojmë Turqinë nga pushteti në Turqi. Kosova gjithmonë do të ketë interes për marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë, po jo aso marrëdhëniesh të shekullit të 15-të e të 16-të, por të shekullit 21, raporte të barazisë”, tha zoti Konjufca.

Me miratimin raportit mori fund hetimi parlamentar i atij operacioni, ndërsa cështja i mbetet Prokurorisë së Posaçme të Kosovës e cila ka pohuar se ka filluar hetimet që para krijimit të komisionit parlamentar dhe se gjetjet e komisionit do të jenë pjesë e lëndës.

Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe nxiti një përplasje deklaratash ndërmjet presidentit turk Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...