Kathimerini: Nacionalizmi shqiptar, bastioni i vetëm kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan

Hënë, 16 Prill 2018 22:30

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” thotë se nacionalizmi i shqiptarëve është i vetmi mjet për të ndaluar ambicien e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Ballkan. Përmes një editoriali të titulluar “Nacionalizmi shqiptar është bastion kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan”, Kathimerini shkruan se shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që mund të ndalojnë Presidentin turk të shtrijë ndikimin në këtë rajon.

“Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka hapur disa fronte lufte në Lindjen e Mesme dhe njëkohësisht po kërcënon Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Kjo nuk do të thotë se Ballkani nuk është në vëmendjen e tij. Plani i Erdogan është çrrënjosja nga rajoni e çdo bashkëpunëtori të klerikut në arrati Fetullah Gylen, të cilët gjenden nëpër shkolla dhe institucione të tjera të lidhura me lëvizjen e Gylen. Pak kohë më parë ai detyroi qeveritë që të mbyllnin shkollat dhe të dorëzonin “terroristët”. Vetëm muajin e kaluar, 6 shtetas turq u rrëmbyen në Kosovë nga agjentët e Shërbimit të Inteligjencës së Ankarasë. Ndërkohë Erdogan ka nisur një fushatë propagande për të frikësuar shqiptarët, me pretendimin se gylenistët planifikuan grusht shteti.

Përpjekjet e Presidentit turk për të manipuluar shqiptarët etnikë në Ballkan përmes radikalizmit fetar, duket se kanë shkuar shumë larg në sytë e shqiptarëve. Kjo sepse ai ka goditur në një temë të ndjeshme, që është nacionalizmi. Poeti i tyre kombëtar, Pashko Vasa i cili ka shkruar se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, është një fakt që vepron si pengesë kundër përpjekjes së infiltrimit neo-otoman. Shqiptarët mund të mirëpresin investimet turke ose paratë për ndërtimin e xhamive, por shumë pak duan të jetojnë nën një demokraci sipas linjës së Erdogan. Pjesa më e madhe e tyre i kanë sytë drejt Perëndimit, ku ata shohin një të ardhme për veten e tyre, dhe më e rëndësishmja, për fëmijët e tyre. Mbi të gjitha, ata mendojnë se Islami, sidomos Islami radikal, minon identitetin e tyre kombëtar. Në fund të fundit, ata e dinë nga librat e historisë se paraardhësit e tyre luftuan për të çliruar veten nga sundimi osman. Disa muaj më parë, pranë Shkodrës u përurua një hidrocentral, ndërtimi i të cilit u financua nga Turqia. Banorët e zonës shkatërruan flamurin turk që ishte vendosur në fasadën e hidrocentralit. “Ishte provokim. Ne luftuam osmanët që na kishin skllavëruar për shekuj me radhë. Nuk mund të zgjohemi në mëngjes nën atë flamur”, tha një banor për një televizion të Tiranës.

Erdogan mund ta shohë veten si udhëheqës të myslimanëve që jetojnë në Ballkan, por kohët e fundit kur vizitoi Maqedoninë, kreu i partisë politike më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti nuk pranoi ta shoqëronte atë gjatë ndalesave në fshatrat me popullsi shqiptare dhe ndaloi gjithashtu ministrat e tij që ta shoqëronin“

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...