Dy kërkesat e kongresmenit Engel për takimin e sotëm më Vuçiçin

E mërkurë, 03 July 2019 11:00

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka dy kërkesa për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me Kosovën. Kongresmeni amerikan Eliot Engel do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Portali serb “Blic” raporton se ai nga kreu serb do t’i kërkojë dy gjëra, zgjidhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi dhe Serbia të ndalojë lobimin në botë për tërheqje të njohjeve të Kosovës, përcjell lajmi.net.

Engel që ndryshe njihet edh si aleati më i madh amerikan i Kosovës dhe takimi i tij me Vuçiqin ishte mbajtur sekret nga opinioni. “Kabineti i Engel është shumë i kufizuar në informacione ndaj palës serbe. Pritet që temat e diskutimit të jenë ato që zakonisht i kishte ngritur në takimet me zyrtarët serbë”, tha një burim i “Blic”.

Ai nga Vuçiq pritet të kërkojë zgjidhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi dhe që diplomacia serbe të tërhiqet nga procesi i lobimit kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës. “Gjatë takimit të Vuçiqit dhe Engelit në Munich, presidenti i Serbisë ka qenë i drejtpërdrejtë, për rastin e vëllezërvë Bytyqi kërkohen dëshmi dhe jo vetëm fjalë. Vuçiq e ka njoftuar se nuk mund ta arrestojë dikë të pafajshëm që t’i qetësojë ata që insistojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje të gjatë me dekada”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Sa u përket procesit të njohjeve të Kosovës dhe lobimit për tërheqjen e tyre, Engel është po ashtu i pakënaqur. “Kjo nuk ekziston në formë të shkruar në asnjë marrëveshje si kërkesë e as si pikë, kishte porositur Vuçiq në takimin e tij me Engelin në muajin shkurt në Munich”, theksuan burime të “Blic”. Takimi në fjalë ka filluar në ora 10:00.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...