Ky është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Britani

Hënë, 08 July 2019 19:42

Ky shqiptar 43 vjeçar rezulton ndër më të kërkuarit në Britani të Madhe. Policia Metropolitane e ka shpallur në kërkim atë gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Hektor Mahmutajn, i cili u arrestua fillimisht të premten e 11 majit të vitit 2017 nga oficerët e njësisë së ekstradime të MET pas kërkesës së autoriteteve shqiptare në lidhje me akuzat për vrasje në Shqipëri.

Të mërkurën, më 27 mars 2019, Mahmutaj u zhduk pasi u la në liri me kusht.

Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vendndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje kujtdo që e shikon të lajmërojë pranë autoriteteve.

Mahmutaj u dënua me 25 vjet për vrasjen e fermerit Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik 1997.

Emigranti u fsheh në një fermë para se te largohej ilegalisht në Britani të Madhe, me një kamion ne dhjetor të të njëjtit vit. Faktet jane bere publike nga gjykata e magjistratëve në Westminster.

Ai ka jetuar tashmë në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra fals për t’i shpjetur çdo lloj gjurme që do të çonte në zbulimin e tij.

hektormahmutaj.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...