Italia, më shumë burime për frenimin e valës së imigrantëve

Tuesday, 09 July 2019 21:41

Qeveria italiane ka në plan të përdorë më shumë burime financiare në luftën e saj kundër emigrantëve që arrijnë me anije, thanë zyrtarët. Komentet vijnë ndërkohë që numri i të ardhurve po rritet, duke e shtuar trysninë ndaj ministrit të brendshëm Matteo Salvini.

Rreth 47 emigrantë u sollën në breg të martën para agimit nga një anije patrullimi e policisë italiane, ndërsa një anije bamirëse e refuzuar nga Italia shpëtoi 44 vetë në Mesdheun qendror dhe tha se ata do të transferoheshin në Maltë gjatë ditës. Pas një rënieje të shpejtë muajt e fundit, numri i emigrantëve është shtuar që nga qershori.

Kontrabandistët e qënieve njerëzore gjithnjë e më shumë po i fusin anijet e tejmbushura me emigrantë thellë në ujërat ndërkombëtare për t’iu shmangur rojeve bregdetare libiane të financuara nga Italia.

Salvini, i cili e ka ndërtuar kredibilitetin e tij politik kryesisht me përpjekjet për të ndalur fluksin e emigrantëve, i shkroi homologut të tij tunizian duke i kërkuar të bëjë më shumë për të penguar nisjen e njerëzve nga Tunizia dhe për të pranuar me shpejtësi ata që kapen duke ikur.

Gjatë 18 muajve të fundit, numri më i madh i emigrantëve që hyjnë në Itali është nga Tunizia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...