Goditen rrjetet greko-shqiptare të marijuanës

Hënë, 15 July 2019 22:27

Policia greke tha se goditi dy rrjete greko-shqiptare që transportonin nga kufiri shqiptar në territorin grek sasi të mëdha marijuane. Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, rasti i parë u shënua në zonën e Atikës ku policia arrestoi shtatë persona mes të cilëve katër shqiptarë, të cilët akuzohen si pjesëtarë të një organizate që importonte nga Shqipëria sasi të mëdha marijuane.

Policia greke tha se ka dokumentuar aktivitetin e sejcilit pjesëtar në fushën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës dhe ka sekuestruar dhjetëra kilogramë marijuanë, vlera monetare dhe automjete.

Ndërsa rasti i dytë, sipas policisë greke, u zbulua në afërsi të kufirit shqiptar në zonën e Filatit. Policia greke tha se dy shtetas, një shqiptar dhe një grek, u bllokuan tek transportonin për në thellësi të territorit grek me një automjet mbi 100 kilogramë marijuanë.

Policia tha se automjeti i përkiste një kompania private udhëtimesh ndërsa lënda narkotike do të transportohej në Athinë. Greqia vijon të jetë destinacioni i dytë i marijuanës që kultivohet në Shqipëri pas Italisë. Sasi të mëdha marijuane transportohen nga kufiri tokësor shqiptaro-grek dhe më pas shpërndahen kryesisht në ishujt turistikë dhe kryeqytetin grek Athinë. /Voa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...