Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

E mërkurë, 17 July 2019 21:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi kur një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur tri herë me thikë nga i njohuri i tij. Ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin midis tyre në shtëpi. Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë 45-vjeçari ka qëlluar tre herë me thikë 38 vjeçarin, ku njëra prej goditjeve ka kapur në pjesën e zemrës.

Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi. Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia. Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...