Ndarjet shoqërore janë duke e futur Kosovën në telashe të mëdha

E mërkurë, 31 July 2019 14:17

Nga Skënder MULLIQI

Ndarjët shoqërore janë duke e sjellur Kosovën në telashe të mëdha. Qendrimet dhe vendimet politike i kemi të ndryshme.Kjo vlenë më së shumti për politikanët, po nuk mund të përjashtohen këtu as intelektualët.Pak kush po e ndëgjohon kënd kur bëhët fjalë për temat e ndieshme politike. Nuk kemi kuptim të ndërsjellë, duke e ditur së në çfarë faze të vështirë po kalojmë si shoqëri dhe si shtete.Secili po ngreh në anën e vet, pa i llogaritur pasojat. Ka shumë kohë që po ndëgjojmë një fjalor politikë aspak të mirë, duke etiketuar njeri –tjetrin edhe si tradhëtar të kombit.Nese dikush ka mendime të mira politike, ato nuk po merren parasysh. Toleranca dhe intoleranca janë dy pole të kundërta. Ndasite e tilla tashmë janë bërë serioze dhe po na rrezikojnë edhe si dy shtete.Qe e mira ta mund të keqën, unë besoj së është e mundur, më vullnetin e të gjitha palëve të konfrontuara politike . Ka një thënje sa domethënëse aq edhe e quditshme, kur i drejtohemi dikujt ”Behu bre njeri një herë në jetë”. Duke kaluar koha dhe duke shikuar të gjithë ne vetën, dhe njerëzit që na rrethojnë, kuptojmë së kemi punë shumë të mëdha para veti. Dhe, thënja e më parshme nënkupton që ta braktisim të keqën, të kuptohemi si vëllezër, të përshendetemi miqësisht , të ndëgjohemi e të kuptohemi, të pajtohemi aty ku keqkuptohemi apo kundeshtohemi…e jo njeri- tjetrin ta largojme dhe urrejmë pa asnjë mirëkuptim…Çdo mirëkuptim nuk do të cenon integritetin e askujt, përkunder e forcon ate. Kjo ndarje dhe ky mos kuptim na i kujton ndarjët dhe përqarjët tona në “Partizanë” e “ Ballistë”, të cilat na kushtuan shumë historikisht. Kjo gjë sikur po na përseritet, e po na përseritët edhe sot , pas bukur do vitesh që I kemi lënë mbrapa. Dihet , së koha e “Partizanëve” komunist, shqiptarëve u ka kushtuar me vëllavrasje, duke quar ujin në mullirin e armiqëve tanë . Shqiptarët ia panë sherrin më buquk identetiteve ideologjike , para Identitetit Kombëtar. Faktorit politik shqiptarë , intelektualëve, krijuesëve, artistëve dhe secilës kategori shoqërore I mbetet detyrë parësore që këto idenitetete, mos të thellohen.Identiteti ynë kombëtar është mbi të gjitha. Mos të bëhemi , ose mos të vazhdojmë të bëhemi tradhëtarë të historisë sonë të ndritshme, duke përqafuar anën e ërrët të saj. Duke hapëruar më Evropën e Bashkuar, ne bëhemi të ndërgjegjeshem para veti dhe para Zotit. Bota identitare e Lindjës nuk iu duhet asgjë shqiptarëve. Të mirëkuptohemi dhe të punojmë bashkarisht, së koha nuk është ka punon për ne, së nuk jemi duke punuar ne mirë , që ajo të jetë në anën tonë.Pa vetëdije të lartë politike , proceset demokratike nuk avansohen, sikur nuk avansohen të gjitha proceset tjera zhvillimore. Nese mbetemi më vetëdije politike ideologjike të ndara, e ardhme e keqe na pret, këtë po e dëshmojnë edhe vitet e kaluara e ato aktuale .Ka ardhë në pyetje edhe sovraniteti dhe territori i Kosovës.Kjo që ne sot më së shumti nuk po nënkuptohemi është identiteti politik, të cilit po I kushtohet rëndësi shumë më shumë nga së duhet të këtë. Pasardhesve tanë nese nuk arrijmë tu krijojmë ambient të sigurt dhe tolerant për të jetuar, nuk kemi krijuar asgjë të mirë…Si parkusht I njerëzorës , jetës së mirë dhe realës që është…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...