DW: Gara e armatimeve në Ballkan dhe loja Thaçi-Vuçiç, eksplozion për Rajonin

E Enjte, 01 August 2019 08:36

Nga DW/

“Në Evropën Juglindore blihen armë si kurrë më parë. Tensionet midis etnive të armiqësuara po rriten”, shkruan Die Welt. “Në të gjitha Rusia ndërhyn me çdo mjet, duke e shtuar potencialin e konfliktit para dyerve të BE.”   

Artikullshkruesi ndalet në dimensionin politik, që shoqëron armatimin. “Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur një bashkim doganor dhe po ecin në konvergim ekonomik”. Veç kësaj, “vazhdon të ekzistojë mendimi i Presidentit serb Vuçiç dhe i Presidentit kosovar Hashim Thaçi, për ta zgjidhur konfliktin e Kosovës me anë të shkëmbimit të territoreve…Kjo mund të çonte në një efekt domino – si p.sh. në një ndarje të Bosnjës dhe bashkimin me shtetet mëmë të pjesëve serbe dhe kroate. Ose madje edhe me një ndarje të Maqedonisë, ku jetojnë shumë shqiptarë.”

Garë e re e armatimit në Ballkan. Nën këtë titull, e përditshmja gjermane “Die Welt” boton sot një shkrim të korrespondentit të saj në Budapest, Boris Kalnoky.

Për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Rumania nuk lejoi të kalojnë nëpër territorin e saj “një dhuratë e popullit rus për popullin serb”: “dhjetë tanke me rrota të përdorur, por të modernizuar të tipit BRDM-2, pjesë e një dhurate të pazakontë për Serbinë: 30 tanke luftarakë të modernizuar të tipit T-72 dhe 30 automjete të blinduara. Rusët i dërguan pastaj tanket në Serbi me avionë, “duke kaluar mbi hapësirën ajrore të Hungarisë, kryeministri i së cilës…përpiqet gjithmonë për marrëdhënie të mira me Presidentin rus…”

Me mbështetjen te Rusia, “Serbia mbështetet në këtë mënyrë te një vend, që tregoi në Ukrainë vullnetin për ta zgjeruar zonën e vet të ndikimit me dhunë armësh”, shkruan autori. Serbia zhvilloi nën diktatorin Slobodan Milosheviç luftëra kundër Kroacisë dhe Kosovës, si dhe mbështeti serbët e atjeshëm në luftën e Bosnjës. “Në këtë sfond tingëllon veçanërisht kërcënuese, që qeveria serbe ka bërë të ditur se në rast nevoje do ta sulmojë Kosovën, nëse ky vend krijon ushtrinë e tij”.

Më tej artikullshkruesi tërheq vëmendjen që shtetet e Evropës Qendrore e Lindore kanë programe armatimi afatgjata, “nga 2014 ose 2017 deri në 2026 ose 2030”. Polonia investon më shumë për armatimin, me shpenzime armatimi që në vitin “2018 kapën madje shumën dymbëdhjetë miliardë dollarë”. “Rumania i dyfishoi në vitin 2017 shpenzimet ushtarake nga dy në katër miliardë dollarë”.

Në rajon, “në një kohë kur NATO…mbështetet para së gjithash te Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, Rusia është përqendruar te Serbia dhe te…Republika Srpska”. “SHBA kanë në Kosovë një nga bazat e tyre më të mëdha ushtarake, Camp Bondsteel. Rusia do të ndërtojë një bazë ushtarake në pjesën serbe të Bosnjës.”

Veç tankeve, Rusia i dhuroi në shkurt Serbisë “edhe gjashtë avionë luftarakë MIG-29, Bjellorusia dhuroi tetë avionë të tjerë.” Kur të ketë marrë fund modernizimi i avionëve “Serbia ka…në këtë mënyrë aviacionin luftarak më të fuqishëm të rajonit”.

Në artikull shkruhet më tej se për blerje armatimesh, në rajon, kryeson Serbia, e cila shpenzoi në vitin “2017…731 milionë dollarë”. Në vend të dytë, pasoi “Shqipëria me 168 milionë dollarë”. Kosova parashikon të shpenzojë vitin e ardhshëm 98 milionë dollarë për ushtrinë, që ka planifikuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...