18 vite nga Marrëveshja e Ohrit

Tuesday, 13 August 2019 08:39

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që u nënshkrua para 18 vitesh, është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të shtetit të quajtur Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – tashmë Maqedonia e Veriut.

Kontrata u bë e mundshme pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në vendin tonë fqinj.

Roli i bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm.

Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në IRJM, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit e tyre Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e paqes. Pas negociatave të mundimshme me palët e konfrontuara, ata përgatitën dokumentin e ashtuquajtur “Versioni Draft i Dokumentit Kornizë”, të cilin më 7 korrik, 2001, ua dorëzuan katër liderëve, pjesëmarrës në Qeverinë e ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe presidentit Boris Trajkovski.

Gjatë zhvillimit të negociatave në Ohër, faktori politik shqiptar startoi me pozicione euro-perëndimore. Nuk doli me kërkesa për ndarje territoriale, por për barazi të plotë etnike, që ishte në harmoni me parimet europerëndimore. Në fakt, kërkohej që karakteri multi-etnik i shoqërisë maqedonase të pasqyrohet në rregullimin shtetëror.

Ndërsa, pala maqedonase mbante pozicion ekskluziv duke refuzuar kërkesën që pasqyronte diversitetin objektiv të shoqërisë në konceptin e shtetit. Me fjalë tjera, përderisa pala maqedonase synonte të kontrollojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve, pala shqiptare nuk ndërhynte në korpusin e të drejtave të maqedonasve.

Negociatat shqiptaro-maqedonase në Ohër zgjatën rreth dhjetë ditë dhe përfunduan më 13 gusht 2001.

Nën trysninë ndërkombëtare, konflikti shqiptaro-maqedonas u mbyll me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, nënshkruar në Shkup nga përfaqësuesit shqiptarë dhe maqedonas, që merrnin pjesë në koalicionin e zgjeruar qeveritar: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri. Këtë marrëveshje e nënshkroi edhe kryetari i shtetit, Boris Trajkovski dhe ndërmjetësuesit euro-amerikanë, Leotard dhe Perdew.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfshinë dhjetë pika kyçe:

Parimet themelore; 2. Ndërprerja e armiqësive; 3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar; 4. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë; 5. Procedurat e posaçme kuvendore; 6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve; 7. Shprehja e identitetit; 8. Implementimi; 9. Anekset; 10. Dispozitat përfundimtare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në qendër Beratit. Motorri godet gruan 43-vjeçare, të dy në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident në qendër Beratit. Motorri godet gruan 43-vjeçare, të dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit,në rrugën që të çon drejt Stadiumit "Tomorri",rreth 300 metra larg Drejtorisë së Policisë Berat. Një motorr,duke ecur...

Champions sjell sot të tjera sfida magjike, në fushë zbret Ronaldo

Sport

Champions sjell sot të tjera sfida magjike, në fushë zbret Ronaldo

Mbrëmja e së martës dha vetëm një shijim të asaj që duhet të presim nga edicioni i ri i Champions League, që zbret sërish sot në fushën e lojës me...

“Streha mes reve” në Gjermani, pritet me interesin e publikut

Kulturë

“Streha mes reve” në Gjermani, pritet me interesin e publikut

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me interesin e publikut në disa qytete të Gjermanisë, ku po shfaqet. Sipas faqes zyrtare të filmit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!