Kush e vrau 20-vjeçarin nga Burreli në Gjermani? Del rezultati i autopsisë

E Enjte, 15 August 2019 20:30

Pas vrasjes së 20-vjeçarit Keidi Pasha nga Burreli dhe plagosjes së një 31-vjeçari tjetër shqiptar në Gjermani, autoritetet hetimore kanë nisur punën për zbulimin e autorëve të krimit.

Policia është në kërkim të fotove dhe videove nga ngjarja që ndodhi dy net më parë në rrethin e “Vorsfelde”. “Ne po kërkojmë regjistrime video dhe fotografi të bëra midis orës 8 dhe 11 pasdite në vendin e ngjarjes në Meinstraße”, shkruhet në njoftimin e Policisë gjermane.

Ndërkaq, nga rezultati i autopsisë, është zbuluar se 20-vjeçari vdiq nga plagët me armë zjarri.

Sipas raportimi të tabloidit “Bild”, autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar ende nga Policia, që bën të ditur se hetimet po zhvillohen në shumë pista dhe se për këtë arsye ngjarja është ende e paqartë.

“Kemi një ngjarje goxha të paqartë. Po hetojmë në të gjitha drejtim”, tha zëdhënësi i Policisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...