Angli/ Shqiptari ia del, rezultatet e larta e mbrojnë nga dëbimi

Premte, 16 August 2019 20:50

Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu, mundi më në fund ta fitojë apelin, duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar. Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë.

Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristol-it, Marvin Rees, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka”.

Ju kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive. Trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në kufi me Wales-in, shkruan Albinfo.ch

Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vjetësh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës. Ishin sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të adoleshentit shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...