Njerëzit e politikës i kanë dhënë vetes imunitet të pakufishëm!

Tuesday, 20 August 2019 12:48

Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit e politikës i kanë dhënë vetes imunitet të pakufishëm, pavarësisht ligjit mbi imunitetin dhe formave  tjera për çka është caktuar imuniteti. Imuniteti është një formë e privilegjit e cila për diplomatët ka një prejardhje të largët.Por, ideja e imunitetit politik është  më e re. Në Kosovë,  deri më tash,njerëzit e strukturave të larta të shtetit  u ndeshën shpesh më ligjin dhe përkunder këtyre aferave ata mbetën ose u kthyen në postet e larta  që i kishin! Kjo është e paprecedentë  për një  shtet demokratik. Ne, edhe pse jemi proklamuar për shtet ligjor e demokratik, as njera dhe as tjetra formë  nuk po funksionojne mirë. Imuniteti ,si koncept politik  në Evropën e dikurshme, ka mbrojtur  më ligj të drejtat e monarkëve. Në atë kohë  parlamentet  që ishin ende të reja, nuk ishin  të fuqishme. E theksova këtu imunitetin, për faktin së në Kosovë, të gjitha kategoritë politike dhe gjyqësore që gëzojnë imunitet, po e keqpërdorin këtë më të madhe. Ose, edhe nuk kanë frikë fare nga askush dhe as nga organet e drejtësisë, së gjithëçka është nën kontrollin e tyre.

 Shqiptarët kanë pasur fatin e keq historikisht më pushtete të keqija,  më shumë së sa  i meritojnë. Për këtë shkak kurrë nuk na u hoqën qafe korrupsioni, krimi dhe kontrabandat e ndryshme, si dhe dukuritë tjera negative. Imuniteti nuk guxon të bëhët pengesë dhe as zyrtarët e lartë të mbrohen në asnjë menyrë kur ndeshën më ligjin për keqpërdorime të pozitës zyrtare. Populli nuk ka menduar sigurisht, së shumë njerëz të cilët kanë ardhë në krye të strukturave shteterore, do ta udhëheqin vendin kaq keq. Nuk kan menduar sigurisht së nuk kanë qenë njerëz të mirë, të ndershem,  me moral e integritet. Aq me pak, ndoshta, kanë menduar së do të bëhën gjithë këto hajni, gjitha këto keqpërdorime. Është e patolerueshme  që në shumë legjislacione të deritashme kemi pasur deputetë e ministra  të padijshem,të korruptuar,  më  procese gjyqësore. Shkurt, na është mbushur aparati shtetëror më njerëz arrogantë dhe të pakulturë! Dhe, pas gjithë kësaj situate të krijuar jo të mirë,  kanë lindur ide dhe nisma që imuniteti parlamentar të rishikohet, të kufizohet  e mirë do të ishte të hiqet krejtësisht, vëtem  kur është në pyetje liria e shprehjës e të votës. Sigurisht së për ta bërë një punë të tillë të mirë, duhet bërë ndryshme në Kushtetutë. Karakteristika themelore e pushtetit autokratik është dominimi më ekzekutivin. Pushteti gjyqësor është instrument pikërisht i këtyre  ekzekutorëve. Nuk mund të thëmi ende së kemi “gjyqësor  të pavarur” , ”media të lira”, “shtet  të së  drejtës” etj. Përseritja rituale e këtyre fjalëve po iu mundëson këtyre pushtetmbajtësve, që edhe të fuqishmit perëndimor t’i tolerojnë në mariftet e tyre antidemokratike. Këto nomenklatura politike  janë duke na kthyer në vitët e ‘90-të të shekullit të kaluar. E kanë humbur toruan dhe kontrollin karshi gjitha proceseve pozitive. Kjo është zatën në egon e tyre  të hipërtrofuar. Përvojat e deritshme kanë treguar së dhuna sistematike  pushtetare, nxit  reakcion edhe të dhunës qytetare. Kjo është ajo e fundit që i duhet Kosovës. Është pikëlluese që njeriu ynë po përballet më mungesë të gjerave elementare të jetës. Kjo është fotografia më e keqe  për  një shtet… Deri kur do ta kemi briskun  nën fyt?!…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...