Dy data kur mund të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Saturday, 24 August 2019 09:19

E diela e fundit e muajit shtator dhe e diela e parë e muajit tetor janë datat më të përafërta kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend. Analistë e ish-deputetë thonë se zgjedhjet duhet të caktohen jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

29 shtatori dhe 6 tetori i këtij viti mbeten datat më të përafërta për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, shkruan INA. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga presidenti jo më vonë se 10 ditë pas shpërndarjes.

Adnan Rrustemi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen jo më herët se 30 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes. Ai ka thënë se janë duke e pritur presidentin që të caktojë datën e zgjedhjeve dhe si Komision pastaj do të fillojnë me organizimin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...