Italia kujton viktimat e tërmetit në Amatriçes, mes viktimave dhe një shqiptar

Saturday, 24 August 2019 20:57

Italia kujton sot tragjedinë e tërmetit që në natën duke u gdhirë 24 gushti i 2016 shkaktoi rreth 300 viktima në pjesën qëndtore të vendit , në rajonin e Lazios e Marche.

Në ora 03: 36 min të mëngjesit të asaj dite të kobshme, nje lëkundje sizmike 6.1 ballë goditi Italinë Qëndrore e shndërroj në gërmadha qytezën antike Amatrice e disa komuna pranë saj, Accumoli, Arquata del Tronto, Pecara del Tronto e Norcia.

Mes viktimave është dhe shqiptari Erjon Toro i martuar e baba i dy vogëlusheve që në atë kohë ishin vetëm 5 e 3 vjecë. Prej disa vitesh familja shqiptare jetonte në komunën e Amatrices, Gjatë tërmetit mbetën të plagosur dhe bashkëshortja e dy vajzat

Sot në këtë ditë përkujtimore të tragjedisë, familjarët e viktimave kanë kërkuar heshtje nga media e autoritetet shtetërore.

"Për respekt të kujtimit të viktimave e të familjarëve të tyre sot në këtë ditë të trishtë kërkojmë të qëndrojmë mes nesh, pa telekamera e praninë e personave jashtë komunitetit tonë. Jemi 364 ditë të vitit në dispozicion të tyre e sot kërkojmë të qëndrojmë vetëm" , ka informuar kryetari i bashkisë së Amatrices Antonio Fontanella.

Në kishën Shën Agostino u mbajt gjatë natës cerimonia e leximit të emrave të viktimave të shoqëruar me tingullin e këmbanave.

Për herë të parë nga dita e kësaj tragjedie familjarët e viktimave kanë hyrë në "zonën e kuqe" më e goditura nga tërmeti, në rrugën qëndrore te qytezën e kanë mbajtur një manifesti të heshturme pishtarë, qirinje fotografi të viktimave në duar..

3 vite nga termeti janë rreth 80 vepra publike shkolla spitale, kisha, rrugë, bashki etj në fazë rindertimi me vlerë mbi 130 milione euro.

Në Amatrice pothuajse ka përfunduar procesi i heqjes së gërmadhave e ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të parë privat të banesave të reja.

Dioqeza e Rietit po punon për rindërtimin e 70 kishave të shkatërruara, ndërsa autoritetet gjyqësore kanë hapur disa proces hetimore mbi shëmbjen e disa ndërtesave të rindërtuara gjatë viteve të fundit e që nuk kanë respektuar parametrat antisizmikë. Dammi material që shkaktoj ky tërmet llogaritet të jetë mbi 23 miliardë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...