“Sapo dolëm nga pylli”, gazetari vë në silet kryeministren serbe

Hënë, 26 August 2019 15:30

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por nuk i ka shpëtuar provokimit të një gazetari shqiptar. Bëhet fjalë për gazetarin, Furkan Saliu, i cili kishte zgjedhur të vishte një bluzë me figurat më të njohura shqiptare mbi të cilën shkruhej: “Sapo dolëm nga pylli”.

 

Ky veprim i gazetarit është bërë si kundërpërgjigje ndaj deklaratës fyese të kryeministres së Serbisë në adresë të liderëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i quajti si  “njerëz që kanë dalë nga malet”. Kjo deklaratë solli reagime të shumta, ndërsa u komentuar gjatë edhe në rrjetet sociale.

Kryeministrja  serbe nuk bëri asnjë koment për fotot e Nënë Terezës, Rita Orës, Xherdan Shaqirit,Granit Xhakës, Luan Krasniqit, Bebe Rexhës, Jim Belushi apo Majlinda Kelmendit.  Sjellja e gazetarit shqiptar ka marrë vëmendjen të madhe në mediat maqedonase, por edhe ato serbe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Modifikuar më Hënë, 26 August 2019 15:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...