Kosova/ Katër burra dhe një grua, kush janë kandidatët për kryeministër? 

Tuesday, 27 August 2019 21:45

Garës për kryeministër të Kosovës i kanë hyrë një grua e katër burra. Teksti në vazhdim iu sjellë nga një historik të shkurtët për gjithë kandidatët për kryeministër të Kosovës, për këto zgjedhje.

Ishte vetëm 24 vjeçare kur mori besimin e ish Presidentit, Fatmir Sejdiiut për të qenë shefe e kabinetit.

Madje Sejdiu, Vjosa Osmanin e kishte krahë të djathtë në shumë takime të nivelit të lartë shtetërorë.

Më pas gruaja nga Mitrovica, për tre mandate përfaqësoi LDK-në në Kuvend.

Bile ajo edhe u bë deputetja më e votuar me mbi 60 mijë vota.

Tani ligjvënësja e shkolluar në Amerikë që kryesoi Komisionin për punë të Jashtme, është nominuar nga LDK-ja si kandidate për kryeministre.

E gruaja që mori vëmendjen e publikut në Kosovë, gëzon të hyra të majme në Kosovë.

Nga puna si deputete e angazhimet në Universitetin e Prishtinës të hyra vjetore të saj janë mbi 28 mijë euro.

Por në këtë garë Vjosa ka kundërkandidatë katër burra.

E ndër ta edhe ish shefin e SHIK-ut tani kryetari PDK-së Kadri Veseli.

Ai gjatë Luftës në Kosovës udhëhiqte inteligjencën e UÇK-së.

Më pas drejti Shërbimin Informativ të Kosovës, organizatë kjo që u shua në vitin 2008 kur edhe Kosova shpalli pavarësinë.

Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli zyrtarisht u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në janar të 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë.

Veseli u votua Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014.

Më pas ai morri edhe postin e kryetarit të PDK-së, sapo Hashim Thaçi mori pozitën e presidentit.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017

E nga ky post Kadri Veseli në të hyrat vjetore në Agjencisin Kundër Korrupsion ka deklaruar afër 40 mijë euro.

Në garë për kryeministër është edhe Albin Kurti nga Vetëvendosje.

Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Kurti filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës.

Ai edhe ishte burgosur nga regjimi serb madje ishte dënuar me 15 vite burgim. Albin Kurti ishte liruar më pas në vitin 2001.

Kurti njihet si themelues i Lëvizjes Vetëvendosje organizatë kjo që për shumë vite kishte kundërshtuar politikat e UNMIK-ut por edhe të udhëheqësve vendor në Kosovë.

Për herë të parë Albin Kurit u bë deputet në vitin 2010, kur lëvizja e themeluar nga ai vendosi ti hyjë garës zgjedhore.

Që nga ajo kohë, lideri i këtij subjekti gjithmonë është zgjedhur deputet, madje në zgjedhjet e fundit ishte njeriu më i votuar në Kosovë.

Albin Kurti nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme përpos ato të bashkëshortës, ndërsa të hyrat vjetore i ka 19 mijë euro.

E situatë krejt tjetër e të hyrave ka Ramush Haradinaj.

Kandidati i AAK-së për kryeministër ka deklaruar se ka të hyra vjetore në shumë prej mbi 100 mijë euro.

Si djalë i ri Haradinaj i shërbeu luftës së UCK-së.

Kështu u bë edhe komandant i zonës operative të Dukagjinit.

Në këtë luftë ai humbi anëtarët më të afërt të familjes.

E pas Luftës ai emërohet si zëvendës komandant u Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës , kryetar i së cilës është edhe sot.

Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash.

Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali.

Ai të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos.

Haradinaj është shpallur i pafajshëm në dy gjykime nga Haga.

Ndërsa postin e kryeministrit e mori edhe një herë në vitin 2017 pas një koalicioni me PDK.

Pikërisht për ftesën që ia bëri Gjykata Speciale, i ftuar si i dyshuar Haradinaj më 19 korrik të 2019 dha dorëheqje.

Në skenë politike të ndarë nga PDK-ja janë Nisma Social Demokrate.

E kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj synon të marrë postin e shefit të qeverisë.

Qysh në moshën 16 vjeçare filloi të merrej me lëvizjet e atëhershme ilegale. Është një ndër themeluesit e ish-UÇK-së.

U emërua edhe si komandant I brigadës 121-Kumanova.

Pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj u shpall si nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv. Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme.

Edhe ky është gjykuar në Hagë, nga ku ka dal i pafajshëm.

Por, ia është përballur edhe me akuza të tjera në në Kosovë e që ndërlidhen me Krime Lufte e Korrupsion.

Madje një kohë edhe është mbajtur në paraburgim, por që në fund pas disa vite zvarritje të proceseve gjyqësore ndaj tij, Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm.

Limaj që shërbeu si zv kryeministër në qeverinë Haradinaj, tani i ka hyrë garës për kryeministër pas një koalicioni me AKR-në.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...