Vret veten në burg shqiptari që vrau dhe zhduku trupin e ish-gruas!

E mërkurë, 28 August 2019 18:50

Një person që po mbahej i ndaluar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, pasi ishte dënuar për vrasjen e gruas së tij në vitin 2001, është gjendur i varur në qelinë e tij.

Ai është Binak Gjergjaj që vrau gruan e tij Afërdita Gjergjaj, 18 vite më parë. Gjergjaj ishte në pritje të ekstradimit në SHBA, pasi vrau gruan në Michigan.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka zëdhënësi i Qendrës së Paraburgimit.

Policia e Kosovës e heton rastin si një vrasje të dyshimtë, pasi në dhomën e tij ishin edhe tre të burgosur të tjerë.

Afërdita Gjergjaj u shpall e zhdukur më 26 shkurt 2001, fill pasi ishte takuar me ish-burrin e saj Binak Gjergaj në Aurburn Hills të Miçiganit.

Takim që ishte për të diskutuar çështjen e kujdestarisë së fëmijëve

Makina e Gjergjaj u gjetur natën e 27 Shkurtit 2001 në parkingun e kinemasë së Auburn Hills.

Ndërsa telefoni i Afërdita Gjergjajt, çanta dhe disa fatura u gjetën në në makinën e ish-bashkëshortit të saj.

Binak dhe Afërdita Gjergaj ishin divorcuar dy vite para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Trupi i Afërditës nuk është gjetur ende edhe sot.

Ndërsa autoritetet amerikane bësojnë se ajo është vrarë nga ish-bashkëshorti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...