Pasurimet e paligjshme si metoda të okupimit?!

Hënë, 02 September 2019 18:41

Nga Skënder MULLIQI

Të grabitësh nga ata që nuk u ka mbetur gjë, është rruga më e shkurtër e pasurimit. T'u japësh të pasurëve, të cilët veq teper kan bërë nuk është mekat i madh… se ua shumëfishon pasurinë. Secili njeri normal pyet :çka ju duhet ajo pasuri aq e madhe, kur nuk mund ta hargjojne? A kane pasanikët ndjenja karshi të varfërve, apo këto ndjenja ju kan shuar? Ne Kosovë , shumica janë kthyer ne rob të këtyre pasanikëve të rinjë, të cilët as brekë në bythë nuk kan pasur. Edhe pamja, edhe truri edhe sjelljët iu kan kthyer ne para! Paraja ka krijuar zingjiret e caktuar politikë , ka krijuar grupacionet politike, të cilët jo që kan harruar popullin dhe atdheun, por siq thotë një fjalë e popullit” nuk po e njohin as nënën e vet”.Këta gjysëm analfabet që po e drejtojnë shetin e ri të Kosovës që 20 vite , nuk është qudi që pos parasë, dy lidhje nuk I kan më politikëbërje. Kjo është ana më e errët e cila I ka goditur shqiptarët jo vëtem të Kosovës.Janë bërë robë të parasë së vjedhur nga ndjersa dhe mundi I popullit.Këta nuk kan së kah tu ikin këtyre gjerave të liga .Demokracia i takon popullit, kurse paraja u takon pasanikëve të politikës .Ata që I kan robnuar, janë përfundimisht të humbur.Humbësit , nuk kan çka humbin veq nese humbin edhe vet. Tradita e pasanikëve apo e hajnave, bazohet në floskulën e vetme; Kurre mos heq dorë nga ata që janë roberëruar, mos heq dorë nga idiotet e dobishem, së kështu nuk pushon së pasuruari. Njeriu ynë i thjeshte, intelektualet … janë mbushur plotë dhembje, kan mbetur të pa shpresë nga hajnat politik dhe biznesor. Ky avaz dhe kjo gjendje e pa shpresë ka shumë gjasa së do të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve. Ka fillluar fushata më rrena dhe manipulime që veq paksa e kan ndryshuar formën. Me struktura të pasuruara më rrugë jo ligjore, sigurisht së nuk ndryshon gjendja për të mirë , e as nuk bëhët shteti.Kur njeriu shfrytëzohet keq ekonomikisht, sigurisht së ndihet shumë i nënqmuar edhe si qënje njerëzore.Këta kan filluar të mendojnw së këtw pasuri ua ka falur Zoti, e jo qw bëhët fjalë për plaqkitjen e popullit …Shumica sot në Kosovë, janë bërë top loje , që hudhen nga një kënd në këndin tjeter. Shumë do të dëshiroja që këta pasanikë ti ndrrojnë rolet vëtem për një javë, apo për një ditë, më të varfërit që i krijuan vet… Të ndiejnë në lëkurën e tyre së çka don të thotë rruga e pashpresë, se edhe një ditë apo orë është tepër e gjatë dhe e rëndë, për shumë familje që po jetojnë buzë greminës ekonomike-sociale. Ndoshta ky zëvëndësim, mos ua kishte kthjellur sado pak mendjën dhe sytë karshi parasë. Është krim pa kujdesia karshi popullit dhe shtetit. Është barrë e rëndë mbi supe, që herdo kurë do tu kthehet si boomerang të gjithë keqbërësve , madje këto zullume një ditë do ti paguajnë shumë keq. Populli duhet të lirohet nga utopia së vetevetiu bëhët mirë. Utopia ëshët humbëse për jetë e mot. Mu për atë, të tjerët që e kan thënë, shumë para meje, së metodat konformiste nuk janë treguar shumë efikase. Mos të lejojmë të jemi humbës në pafundësi…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...