Koalicioni AAK-PSD nominon Ramush Haradinajn për kryeministër

Saturday, 07 September 2019 21:02

Koalicioni parazgjedhor Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, ka nominuar Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër të Kosovës, raporton Syri.net Kosova.

Në ceremoninë e nominimit në sot në Prishtinë, u tha se këto dy parti bashkë do ta arrijnë ta bëjnë Kosovën 100% shtet.

Ramush Haradinaj tha se në listën për deputetë kanë futur njerëzit me përkushtim që do ta rrisin punësimin në Kosovë.

“Lista e deputetëve është Lista e shtëpisë, janë njerëz të shtëpisë të Kosovës, njerëz të pragut të Kosovës, njerëz të përkushtimin, njerëz që e rrisim punësimin, që e bëjnë Kosovën Kosovë, me mundësi të barabarta”, tha ai.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti tha se për ta bërë Kosovën 100% shtet, nevojitet 100% guxim, dije e përkushtim.

“Na duhet 100% guxim, dije e përkushtim. Presionin na bënin edhe në Kosovë për heqje të taksës, edhe nga koalicioni që e ka pas. Sikur edhe taksa, nevojitet 100% guxim. Duhet ta mbrojmë punëtorin, ta rrisim pagën minimale. Për ta zhvilluar Kosovën nevojitet dije. 100% përkushtim. Nuk është ky sport i lehtë, nuk është garë e shkurtë, edhe 20 vjet pas luftës dikush po mundohet ta vë në pyetje shtetin e territorin tonë. Për ta mbajtur Kosovën 100% shtet, nevojitet 100% guxim, dije, përkushtim që ky koalicion e ka. Jetojmë në një kohë që kapësit e shtetit na folin për çkapje të shtetit, ata që frikësohen na flasin për mbrojtje të kufijve. Lehtë është me kritiku, por vështirë është me marrë vendime e me pas guxim”, tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Sport

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Mbrëmje e çmendur në Champions League, me rezultate të jashtëzakonshme anembanë kontinentit. Napoli ka befasuar kampionët në fuqi të Europës, teksa në “San Paolo” kanë dominuar Liverpulin me rezultatin 2-0...

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm si dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona...

Kuriozitete

Fotografohet zebra e rrallë

Një zebër e rrallë e porsalindur është fotografuar në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia. Kafsha me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha vodhi vëmendjen e Antony Tira, i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!